Nga redaksia
Personi që urdhëroi grupin e serbëve të qëllojnë me armë zjarri mbi ushtarët e KFOR-it në fshatin Jegenicë të komunës së Zubin Potokut dhe në pikëkalimit kufitar në Jarinje të Leposaviqit, shëtit i lirë në Serbi. Kështu bën të ditur një burimi i portalit tesheshi.com.
Sipas tij, përveç se shëtit i lirë, ai është edhe miku më i ngushtë i Kryeministrit aktual serb Aleksandar Vuçiçit, të cilit i kryen edhe të gjitha punët e pista në veri të Kosovës, por edhe në Serbi.
“Misioni Evropian për drejtësi dhe sundim të ligjit në Kosovë EULEX, asnjëherë deri më tani, për shkaqe politike nuk ka nxjerrë ndonjë fletë arrest ndërkombëtar, për urdhëruesin e plagosjes së mbi 24 ushtarëve të KFOR-it si dhe për djegien e pikëkalimit kufitarë në Jarinjë të Leposaviqit, gjatë vitit 2011”, kanë thënë burime ndërkombëtare për tesheshi.com.
Sipas këtyre burimeve, personi për të cilin EULEX-si deri më tani nuk ka lëshuar fletë arrest në Kosovë apo ndërkombëtar, është Zvonko Veselinoviq.
EULEX-I për shkak të frikës për trazira në veri dhe për shkak të presionit politik të Beogradit, heq dorë nga arrestimi i Veselinoviqit, si dhe ndihmon Qeverinë në Beograd dhe strukturat paralele serbe në veri të Kosovës, që kamionët e Veslenviqit t’i dërgojë nga Kosova në Serbi.
“EULEX-i ka marrë informacion se Zvonko Veselinoviq, ka marrë 14 kamionë me Lizing nga banka Hipo Alpe Adria, ndërkohë që nuk ka larë ende këstët ndaj Bankës së Serbisë.
Kamionët gjenden në territorin e Kosovës, përkatësisht në oborrin e ish-fabrikës së tullave në fshatin Dolane të komunës së Zveçanit”, ka thënë burimi i portalit tesheshi.com.
Sipas tij, me këta kamionë, Veselinoviq në Kosovë ka punuar në dy biznese ilegale.
“Ka punuar në ndërtimin e rrugëve ilegale në veri të vendit, nëpërmjet ndërmarrjes INKOP, pronar i së cilës ka qenë babai i Zvonkos, Millovan Veselinoviq”, si dhe “biznesi i dytë ilegal që Veselinoviqi e ka bërë me këta kamionë, ka qenë bartja e koncentratit dhe mbeturinave të minierave të Trepçës në veri të Kosovës, për një kompani zvicerane me një çmim prej 12 eurosh për metër/kub”, ka thënë burimi.
Pas ngjarjeve të 2011, ku Zvonko Veselinoviq, doli haptazi kundër institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare në veri, EULEX-i kishte filluar ta kërkojë menjëherë pasi ai organizoi djegien e pikës kufitare në Jarinje, si dhe kishte udhëhequr grupe të serbëve për të sulmuar pjesëtarët e KFOR-it në fshatin Jagjenicë të Zubin Potokut, gjatë vitit 2011.
Sipas burimeve ndërkombëtare të portalit tesheshi.com, “EULEX-i dhe KFOR-i kishin përgatitur një operacion tepër ‘sekret’ që në fillim të janarit ta arrestojnë Zvonko Veselinoviqin”.
Megjithatë, “EULEX-i, pas tensionimit të marrëdhënieve politike me Beograd, dhe ngritjes së pluhurit të madh politike në veri sipas të cilës EULEX-i ka kaluar në anën e Prishtinës, misioni europian hoqi dorë nga arrestimi i Zvonko Veselinioviqit për djegien e pikës kufitare dhe sulmin në ushtarët e KFOR-it, por ngriti një akuzë të re ndaj tij, atë për keqpërdormin e kamionëve te bankës serbe Hipo Alpe Adria.
“Veselinoviq, i vedishëm që në Kosovë akuzohet për shumë keqpërdorimi të kryera, djegie të pikës kufitare dhe sulm në pjesëtarët e KFOR-it, do të merrte shumë vite burgim, pasi që në Beograd në atë kohë nuk kishte përkrahje, vendosi që të mashtrojë EULEX-in”, ka thënë burimi ndërkombëtar.
“Pasi mori informacione të sigurta nga misioni i EULEX-i dhe KOFR-i, se këto dy misione do të organizojnë gjatë festimit të krishtlindjeve nga serbët, një operacion të gjerë dhe të shpejtë në kapjen e tij, Zvonko Veselinoviq, përmes rrugëve alternative, në dhjetor të 2011, kaloi në territorin e Serbisë në malet e Kopavnikut, ku i është dorëzua policisë së Serbisë” ka thënë burimi.
Në atë kohë, Banka Hipo Alpe Adria, ka ngritur një padi private kundër Zvonko Veselinoviqit, dhe për këtë arsye Gjyqi i Kralevës i caktoi atij 48 orë paraburgim, ka thënë burimi.
Veselinoviq pas kësaj është dërguar në Beograd, ku në paraburgim mbetet për një vit, lirohet për tu mbrojtur në gjendje të lirë.
Po sipas burimeve të portalit tesheshi.com, EULEX-i kur merr vesh se Veselinoviq, gjendet në burgjet e Serbisë, kalon në planin e dytë.
Në ngarkim të tij mbledh të gjitha dëshmitë për aktivitetet e tij kriminale, e të gjitha këto dokumente, përmes zyrës së EULEX-it në Beograd i dorëzon Prokurorisë Serbe.
“Qëllimi i dorëzimit të dokumenteve në Prokurorinë Serbe në Beograd nga ana e EULEX-it, ka qenë që Zvonko Veselinoviq, sa më shumë të qëndrojë në burg, pasi që në bazë të marrëveshjes të Brukselit, po planifikohej heqja e barrikadave në veri të vendit, por Veselinoviqi dhe grupi kriminal rreth tij po e kundërshtonin me forcë.
Sipas burimit , “Z. Veselinoviq, dy muaj para arrestimit haptazi ka kërcënuar shefin e grupit të bisedimeve të Beogradit, Borisllav Stefanoviqin, si dhe Ministrin e Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Goran Bogdanoviqin, për arsye se këta dy i kanë lëshuar pe bashkësisë ndërkombëtare në Kosovës, duke lejuar largimin e barrikadave”.
Të dy këta zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë, në muajt e fundit të vitit 2011 në veri të Kosovës, kanë ardhur me truproja të armatosura deri në dhëmbë nga frika e hakmarrjes së Veselinioviqit.
EULEX-I, hanë karotën, mashtrohet nga Beogradi, të gjithë kamionët e Zvonko Veselinoviqit, i nxjerr nga Kosova në Serbi.
“Në këtë kohë EULEX-i, nga ana e Beogradit është lutur që të merr një aksion dhe të gjithë kamionët e Bankës Hipo Alpe Adria, të kthehen në territorin e Serbisë me qëllim që ti kthehen pronarit të vërtetë”, ka thënë burimi, i cili ka shtuar se “në takimin që është mbajtur në muajin janar 2012, ish- ministri i Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviq dhe Borisllav Stefenoviq, kanë urdhëruar katër kryetarët e Komunave të veriut të Kosovës që të ndihmojnë aksionin e transportimit të kamionëve duke i siguruar vozitësit të cilët kamionët do t’i ngacmojnë deri në territorin e Serbie e ku do t’i marrë Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë”.
Sipas tij, Dragisha Milloviq, ish kryetar i Komunës së Zveçanit dhe Çasllav Sofranijeviq, kanë marrë detyrë që për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe borës së madhe, të angazhojnë kompaninë komunale nga Zveçani për pastrimin e rrugëve, që më makinerinë e tyre të pastrojnë borën para kamionëve në parkun e fabrikës së tullave në Dolane, në mënyrë që t’i nxjerrin kamionët e t’i dërgojnë në Serbi.
“Sllavisha Ristiq ish-kryetar i Komunës së Zubin Potokut dhe Branko Niniq, ish-kryetar i Komunës së Leposaviqit, kanë angazhuar punëtorët e tyre të kompanive publike që të ngasin kamionët deri në pikëkalimin kufitare në Jarinje, nga ku i ka marrë policia e Serbisë”, ka thënë burimi i portalit tesheshi.com.
Sipas tij, i vetmi kryetar i atëhershëm që nuk ka dashur të përzihet në këtë marrëveshje të Beogradit dhe EULEX-it, për transportimin e Kamionëve të Veselinoviqit nga Kosova në Serbi, ka qenë ish kryetari i Mitrovicës Kërstimir Pantiq.
“Pantiq ka heshtur për këtë aksion, por nuk ka dashur që të veprojë kundër Veselinoviqit, pasi që Zvonko Veselinoviq, ka formuar dhe financuar partinë e Kryeministrit aktual Serb, Aleksandër Vuçiç, në veri të Kosovës”, ka thënë burimi.
Kamionët në serbi, Veselinoviq i ka marrë sërish dhe jo pronari legjitim. Për momentin janë të angazhuar në ndërtimin e korridorit të 10-të në Serbi, thekson burimi.
Veselinoviq, për shkak të keqpërdorimit të kamionëve, ka qëndruar në burg për një vit, ndërsa që është lënë i lirë sapo erdhi në pushtet partia e Aleksandër Vuçiçit, Partia Përparimtare Serbe SNS-ja.
“Veselinoviqi është mik personal i kryeministrit Serb, por edhe personi kryesor i cili i kryen të gjitha punët e pista e kriminale të Vuçiç në veriun e Kosovës”, thekson burimi ndërkombëtar i portalit tesheshi.com
Zvonko Veselinoviq, sot është qytetar i lirë në shtetin e Serbisë edhe pse akuzat kundër tij kanë qenë të shumta dhe të rënda. Të gjitha ato akuza janë hedhur poshtë nga ana e Gjykatës së Apelit të Serbisë.
Për Zvonko Veselinoviq, së paku në media, nuk është dëgjuar asnjëherë nga ana e EULEX-it, se është kërkuar apo i është lëshuar ndonjë fleta arrest ndërkombëtar, të paktën për sulmin e tij e grupit të tij me armë zjarri ndaj ushtarëve të KFOR-it, që la mbi 24 ushtarë të plagosur me plagë të rënda dhe të lehta, si dhe për djegien e pikës kufitare në Jarinje, ka nënvizuar burimi ndërkombëtar i portalit tesheshi.com.
Sipas këtij burimi, misioni më i kushtueshëm i Evropës në Kosovë, EULEX-i, as që ka kurajën që së paku në Bruksel, të trajtojë një herë çështjen e Zvonko Veselinoviqit. Jo atë që ka bërë me krim të organizuar e kontrabandë në veri të Kosovës, por për ato të plagosjes me armë zjarri të ushtarëve, kryesisht me shtetësi gjermane të KFOR-it, si dhe për djegien e pikës kufitare.
Portali tesheshi.com ka provuuar të marrë një prononcim rreth kësaj çështje në bazën e EULEX-it në jug të Mitrovicës, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur, pasi që zyrtarë të këtij misioni nuk kanë dashur që të flasin fare për media. /tesheshi.com/