Burime audituese në Ministrinë e Financave Greke, bëjnë me dije se vendi po përballet me një deficit të jashtëzakonshëm. Kjo krizë, vjen fill disa ditë pas marrëveshjes fillestare midis Greqisë dhe donatorëve ndërkombëtarë, për shtyerjen e afatit të programit të ndihmës financiare për Greqinë.Disa burime citojnë se Greqia është e detyruar të përmbushë dhe likujdojë në mars angazhime financiare që i kushtojnë buxhetit të saj 6.85 miliardë dollarë. Qeveria e Greqisë e ka diskutuar tashmë këtë problem me Bankën Qendrore Evropiane dhe mesa duket është “shtruar” në urgjencën financiare të kësaj banke.
Në këtë kontekst, zëdhënësi i qeverisë greke Gavriel Sakilaredes tha: “Ne jemi në kërkim të një zgjidhjeje dhe do ta gjejmë një zgjidhje që i kënaq të gjitha palët.” Megjithatë, zëdhënësi nuk bëri të ditur natyrën e kësaj zgjidhjeje dhe rolin e pritshëm të Bankës Qendrore Evropiane në të.Sipas këtij informacioni, kjo shumë përfaqëson këstin e borxhit të detyrueshëm që Greqia duhet ti paguajë FMN-së me 1.5 miliard euro, përveç 750 milion euro që janë interesat e borxhit të marra nga partnerët e Greqisë në eurozonë.
Ashtu siç në mars skadon data tjetër e afatit për pagimin e borxhit afatshkurtër me vlerë 1.4 miliard euro, janë pra plus dy borxheve të tjera që kapin shifrën e përgjithshme me 1.6 miliardë euro.Greqia arriti të dakordësohet me partnerët e saj të eurozonës për shtyerjen e afatit të programit të ndihmës financiare, e cila skadonte në fund të këtij shkurti, pas disa javëve maratonë polemikash dhe konfliktesh midis dy palëve.
Problemi qendron se Athina nuk mund të marrë më një kredi të re përpara se t`i nënshtrohet një auditimi nga trojka e kreditorëve të cilët janë Komisioni Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.Tashmë “pacienti” pas shumë refuzimesh, jo vetëm që e pranoi mjekun financiar (BQE), por tani është tërësisht në dorë të saj dhe pa kushte.