Autoritetet egjiptiane kanë ekzekutuar një mbështetës të ish-presidentit Muhammed Mursi. Personi i cili u ekzekutua qe dënuar për vrasje.
“Autoritetet e burgjeve të Egjiptit ekzekutuan me varje Mahmud Ramadanin sipas vendimeve të gjykatës dhe pas mbarimit të të gjitha apeleve,” tha të shtunën në një deklaratë ministri i Punëve të Brendshme.
Ramadani u dënua për hedhjen e kundërshtarëve nga çatia e një ndërtese në qytetin bregdetar të Aleksandrisë në verën e vitit 2013.
Ai është mbështetësi i parë i Mursit i ekzekutuar me varje që kur ushtria e detyroi forcërisht presidentin e zgjedhur ta linte postin në mesin e 2013-s.
Gjykata penale e Aleksandrisë e dënoi Ramadanin me vdekje në maj të vitit 2014, një vendim që mori miratimin në shkurt.
Vrasja për të cilën u dënua Mahmud Ramadani ndodhi dy ditë pasi ushtria e largoi nga zyra Mursin, pas protestave ndaj qeverisjes së tij njëvjeçare.
Që prej asaj kohe autoritetet egjiptiane të mbështetura nga ushtria kanë nisur shtypjen e mbështetësve të Mursit, e të Vëllazërisë Muslimane, duke vrarë qindra njerëz e duke burgosur mijëra të tjerë. /tesheshi.com/
Hey there! Do you know if they make any plugins to help
with Search Engine Optimization? I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good gains.
If you know of any please share. Kudos! I saw similar art
here: Eco blankets
Although the exact nature of the conflict is controversial, scientists typically agree each theories should be replaced with a new, more common idea.