Qeveria egjiptiane ka aprovuar ditën e djeshme një paketë masash në luftën kundër terrorizmit, të cilat mendohet se do ta bëjnë procesin më të shpejtë.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Drejtësisë për agjencinë e lajmeve Mena.
Dje është aprovuar edhe projekt ligji për reformën e ligjit elektoral, për të përcaktuar datat për zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që ato të mos zgjaten siç ndodh zakonisht në këtë shtet.
Ligji dhe projektligji i aprovuar në parlamentin egjiptian duhet të pranohen dhe të firmosen nga presidenti Abdel Fattah al Sisi për të hyrë në fuqi. /tesheshi.com/