Ushtria egjiptiane do të përmbytë zonën përgjatë kufirit me Gazën, në një përpjekje më të fundit për të shkatërruar tunelet nëntokësore midis Sinait dhe territoreve palestineze.
Lajmin e bëjnë të ditur burime të sigurisë për agjencinë turke të lajmeve Anadolu. “Ushtria egjiptiane ka nisur të ndërtojë gypa gjigandë përgjatë kufirit me rripin e Gazës”, thanë burimet.
Sipas tyre, projekti synon të shkatërrojë tunelet nëntokësore duke i mbushur ato me ujë.
Autoritetet egjiptiane nuk bënë komente për këtë të dhënë. Që prej vendosjes së bllokadës izraelite në vitin 2007, Gaza i përdor tunelet në fjalë për t’u furnizuar me rezervat e domosdoshme përmes rrjetit nëntokësor që shtrihet në kufi me gadishullin e Sinait.
Prej grushtit ushtarak të vitit 2013 ndaj presidentit Mohamed Morsi, autoritetet egjiptiane kanë përdorur forcën në mbylljen e tuneleve, pasi pretendojnë se ato përdoren për aktivitete të militantëve në Sinai./tesheshi.com/