Jep dorëheqjen qeveria e Egjiptit pas akuzave për korrupsion dhe arrestimit të një anëtari të qeverisë.
Në një deklaratë për shtyp nga Presidenca egjiptiane thuhet se Kryeministri i Egjiptit, Ibrahim Mihlib pas mbledhjes së qeverisë i ka dorëzuar Presidentit aktin e dorëheqjes të kabinetit të tij.
Ndërkohë që Presidenti i vendit ka pranuar dorëheqjen e qeverisë, Sisi ka ngarkuar Ministrin e Burimeve Natyrore dhe Hidrokarbureve Sherif Ismail dhe i ka kërkuar atij që brenda javës të formojë qeverinë e re.
Kabineti i Ibrahim Mihlib u gjend në pozitë të vështirë pas dyshimeve për korrupsion të Ministrit të Bujqësisë. Ndërkohë pas arrestimit të këtij Ministri në sheshin Tahrir, frika për përhapje të kësaj dukurie tek Ministrat e tjerë çoi kabinetin e Mihlib në dorëheqje.
Kohët e fundit krahas Ministrit të Bujqësisë, Hilal sipas mediave vendase dyshohet se edhe Ministri i Vakfeve, Muhammed Muhtar Cuma është përfshirë në një skandal ryshfeti. /tesheshi.com/