Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Efekti Trump: Përse ka kaq shumë rëndësi “1984” e Oruellit

by te Sheshi
26/01/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Efekti Trump: Përse ka kaq shumë rëndësi “1984” e Oruellit

Donald Trump mund të mos jetë shumë i lexuar, mirëpo ai ka qenë një nxitës fantastik për rritjen e shitjeve të letërsisë distopiane. Midis etjes së lexuesve modernë për libra me ngjyra për të rritur për vajza të humbura apo kukulla të ringjallura, disa nga klasikët e vjetër pak “të trishtuar” janë bërë më aktualë se kurrë.

Librat e Ray Bradbury “Fahrenheit 451 ”, “Brave New World ” nga Aldous Huxley apo “The Handmaid’s Tale” nga Margaret Atwood duket se janë ngjitur sërish lart në listën best-seller të librave të printuar.

Por, në këtë listë, ai që ka përfituar më shumë nga zgjedhja e Trump dhe slloganet e tij, e nga ankthi kombëtar që ka pasur hyrjen në Shtëpinë e Bardhë, duket të jetë “1984” nga Xhorxh Oruell.

Shpejt pasi këshilltarja e lartë Kellyanne Conway tha të dielën se administrata po përdorte “fakte alternative”, romani klasik i Oruellit kapi numrin 1 të Amazon. Ashtu sikundër zyrtarët e ministrisë së të Vërtetës, edhe Conway apo sekretari i Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer mbështetën pretendimin interesant të Trump se inagurimi i tij mbodhi “turmën më të madhe ndonjëherë”, pavarësisht provave të shumta fotografike që tregonin të kundërtën. Rrjetet sociale u përgjigjën me aluzione nga “1984”, ndërsa shtëpia botuese “Penguin” njoftoi planin për ribotimin special të romanit me 75 mijë kopje, duke vënë në dukje se që nga inagurimi, shitjet e librit ishin rritur me 9500 herë.

Liderët janë përpjekur gjithnjë të manipulojnë të vërtetën, sigurisht, dhe politikanët modernë të të gjitha bindjeve dëshirojnë të “kontrollojnë narrativën”, por ka diçka të re e kokëfortë rreth sulmit të presidentit ndaj matematikës elementare, përpjekjes së tij për të mbledhur për shkak të vanitetit, me qindra mijëra fansa.

Pothuajse, 70 vjet pasi “1984” u publikua për herë të parë, Oruell papritmas ndjehet dyfish i rëndësishëm. Duke marrë në konsideratë të traumatizuarit e rinj nga Trump, është e pamundur të mos sjellësh në kujtesë Winston Smith, heroin e “1984,” që parashikoi: “Në fund, partia do të njoftojë se dy plus dy bëjnë pesë, dhe ju do t’ju duhet ta besoni atë”.

Biografi i Oruellit, Gordon Bowker nuk është fare i habitur nga interesi i rilindur për të. “Popullariteti në vazhdimësi i “Njëmijë e nëntë qind e tetëdhjetë e katër” është një kujtesë”, tha ai përmes një letre në email, “për kërcënimet ndaj demokracisë që vijnë nga ata me pushtet të cilët pretendojnë ‘fakte alternative’ dhe mohojnë të vërtetat objective. Njoftimet e Vëllait të Madh konsiderohen si e vërteta absolute nga ithtarët e tij, edhe kur sfidojnë mendimin racional – kështu e zeza është e bardhë, 2 plus 2 bëjnë 5, Lufta është Paqe, Liria është Skllavëri, Injoranca është Fuqi”.

Lindur në vitin 1903, Oruelli jetoi përmes dy luftërave botërore dhe pa rritjen e regjimeve totalitare në një shkallë të paprecedent. Në një letër që citohet gjerësisht shkruar në vitin 1944, ai ankohet për “tmerret e nacionalizmt emocional dhe për një tendencë mosbesimi ndaj ekzistencës së të vërtetës”. Ai shpjegon me alarm të dukshëm: “Tashmë historia në një farë kuptimi ka pushuar së ekzistuari, do të thotë se nuk ka asgjë të tillë si historia në kohën tonë që mund të pranohet universalisht, dhe shkencat e sakta janë në rrezik”. Tani, ne po na thuhet se miliona emigrant të paligjshëm bënë që Trump të mos fitonte votën popullore dhe se shkenca pas ndryshimeve klimaterike është një sajesë kineze.

Kjo nuk është për mirë.

Por, demokratët duhet të ndjehen të vetëkënaqur  nga lirshmëria e Trump. Ata bënë më të mirën që mundën, administrata Obama bëri më të mirën për të fshehur faktin që Agjencia e Sigurisë Kombëtare po përgjon përmes komunikimeve tona elektronike, një paralele e frikshme me sistemin e mbikqyrjes që përshkruhet në “1984”. Dhe ishte presidenti Klinton që e solli vendin në kulmimin kushtetues duke pretenduar se e vërteta e dëshmisë së tij në lidhje me “atë grua” varej “nga çfarë kuptimi kishte fjala ‘është’ – një sqarim oruellian për atë “nëse ka qenë ndonjëherë”.

Përveç të gjithave, Oruell nuk po shkruante për ndonjë parti të veçantë. Edhe pse u frymëzua në shkallë të madhe nga abuzimet në Bashkimin Sovjetik, Japoninë perandorake dhe Gjermaninë naziste, ai mori borxh edhe metodat e kontrollit të komunikimit në Britani. Ai po përshkruante në fjalë të tjera, funksionimin bazik të pushtetit, tendencën e liderëve dhe qeverive – që nga konservatorët tek anarkistët – për të çimentuar autoritetin e tyre e si pasojë edhe mendimin dhe sjelljen tonë.

Ashtu si pjesa më e madhe e njerëzve që ende marrin gazetën e hedhur në kopshtin e tyre çdo mëngjes, shumë të tjerë e kanë lexuar “1984” në shkollë, shumë përpara se ky vit të arrinte. Por, vetëm në vitet e pjekurisë, ata arrijnë të vlerësojnë thellësinë reale të pikëmpamjeve të shprehura nga Oruell, sidomos në esenë e vitit 1946, “Politika dhe Gjuha angleze”.

Në këtë kritikë brilante, Oruell fajëson korrupsionin politik të përhapur gjerësisht dhe këmbëngul se ne të gjithë mbajmë përgjegjësi për të rezistuar në mënyrën sesi mendojmë e sidomos duke shkruar më qartësisht.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë”, shkroi ai, “se kaosi i tanishëm politik është i lidhur me kalbëzimin e gjuhës, dhe se ajo që me gjasa mund të sjellë pak përmirësim është duke e nisur pikërisht në fundoren verbale”. Kjo është një sfidë patriotike që nuk do ta dëgjoni të vijë nga Uashingtoni, pavarësisht se kush është në pushtet.

Për fat të mirë, ne nuk jetojmë nën terrorin distopian që përshkruan Oruelli në “1984”. Lideri i ri amerikan nuk është një ikonë e fabrikuar e shtetit suprem. Ai është një super-yll i pasigurive që shkruan fyerjet dhe kërcënimet e tij për të lënë në mëdyshje qytetarët që ende – të paktën për momentin – shijojnë të drejtën për të kundërshtuar në çfarëdo gjuhe që zgjedhin të përdorin.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
E trishtuar pa kryetarin, AAK apel Francës: na e ktheni Ramushin!

E trishtuar pa kryetarin, AAK apel Francës: na e ktheni Ramushin!

Pse duhet të gjithë të pushojmë 30 minuta pasi konsumojmë drekën

Pse duhet të gjithë të pushojmë 30 minuta pasi konsumojmë drekën

Ditmir Bushati i përgjigjet Berishës: Nacionalist për shkak të aferës CEZ!

Ditmir Bushati i përgjigjet Berishës: Nacionalist për shkak të aferës CEZ!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni