Atë që nuk e ka bërë deri më sot me shkollat e financuara nga Gyleni, qeveria “Rama” e ka praktikuar me shkollat, apo më saktë një shkollë të financuar nga Irani.
Me vendim të Ministrisë së Arsimit, shkolla jopublike “Saadi”, e cila i përket një fondacioni me të njëjtin emër që është i pranishëm prej vitesh në Shqipëri, është mbyllur.
Ndodh kjo në një situatë të tensionuar edhe globale, pas acarimit të raporteve mes Uashingtonit dhe Teheranit, pas ekzekutimit të gjeneral Soleimanit.
Por ndërkohë, edhe pas dëbimit nga Tirana të dy zyrtarëve iranianë, të shpallur si të “padëshiruar”, gjë që ndodhi kohë më parë dhe me vetë ambasadorin iranian në Tiranë.
Duket ky si një akt bindjeje ndaj linjës së SHBA, gjë kjo e cila vlen dhe në rastin e moscenimit të asnjë institucioni arsimor të Gylenit, i cili ndryshe nga Irani mbrohet nga politika amerikane, në sfondin e fërkimeve që ka me Ankaranë. /tesheshi.com/