Zëdhënësi i Doganava të Kosovës, Adriatik Stavileci, tha se që nga futja e taksës 100 përqind për produktet nga Serbia dhe Bosnja, është rritur fulksi i atyre nga Shqipëria dhe Maqedonia në tregun e Kosovës.
Fluksi i produkteve nga vendet e tjera në tregun e Kosovës është në rritje, kryesisht nga Shqipëria dhe Maqedonia, tha ai.
Ai shtoi se mallrat e importit nga Shqipëria janë rritur me gati 40 përqind në krahasim me periudhën e mëparshme, ndërsa mallrat nga Maqedonia janë rritur 10 për qind.
Taksa ka ulur ndjeshëm importet nga Serbia, vendin e të cilave po e zënë ato nga Shqipëria dhe Maqedonia, por ka dhe një rritje të prodhimit vendas – konfirmohet nga Doganat e Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare doganore, fluksi i produkteve nga Serbia para futjes së taksës më 21 nëntor të vitit të kaluar, arriti në 1.2 milionë euro në ditë, ndërsa importi ka rënë tani në vlerën prej rreth 600.000 euro në ditë.
“Që nga fillimi i zbatimit të këtyre taksave kemi pasur një rënie të madhe në importet e produkteve nga Serbia. Në qoftë se ju flisni para futjes së taksës, kemi pasur 120 deri në 140 maune në ditë nga Serbia dhe Bosnja, dhe tani është pothuajse zero”, ka thënë Stavileci. /tesheshi.com/