Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Edmond ARIZAJ: Rama s’ka më justifikime

by te Sheshi
13/08/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Edmond ARIZAJ: Rama s’ka më justifikime

Gjykimi ndaj Edi Ramës ende nuk ka filluar. Paragjykimi nuk ka ndalur asnjëherë për të dhe ai tashmë është mësuar, ndaj as nuk po merremi me këtë. Pas 20 vjetësh (vitin e ardhshëm) që kur u shfaq si njeri i pushtetit, më në fund (më në fund për synimet e Ramës) ai do të jetë në pushtet si “i parë” i tij, pa asnjë rival brenda partisë, pa asnjë rrezik në aleanca, pa asnjë frikë serioze nga opozita, me një sistem drejtësie që po bëhet siç e dëshironte dhe me një votë popullore që i thotë: “E deshe? Merre! Bëje tani si do ti”.

Sigurisht bëhet fjalë për të bërë Shqipërinë, siç do shpreheshin rilindasit e parë, të cilëve Rama edhe iu referua jo pak këtë fushatë, duke e folklorizuar e nacionalizuar atë, siç nuk mund të imagjinohej para disa viteve. Rama i fitoi vetë të gjitha pushtetet; eci në çdo rrugë e rrugicë, puthi duar e shkeli kokë, mundi çdo figurë të vjetër e të re në politikën shqiptare, që nga Nano e Berisha e deri tek Meta dhe Basha; e bashkë me ta edhe të gjithë kritikët, apo sulmuesit e tij në media e përtej tyre. Si dhe pse ndodhi, kjo është analizë që duhet bërë nga studiuesit politikë. Sot dhe përgjatë këtij katërvjeçari të pushtetit vetëm të Ramës duhet të na interesojnë ato çka ai premtoi të paktën në 2013. Një administratë më e vogël, mbledhje me drejtorë spitalesh ku flitet për higjenën apo me policë ku flitet për hashashin, nuk është se po injektojnë ndonjë dozë entuziazmi për të ardhmen tek njerëzit. Sigurisht me përjashtim të militantëve apo simpatizantëve të flaktë.

Por përpara se njerëzve t’u tregohet kërbaçin, ndoshta u duhet treguar kulaçi. Sepse higjena në spitale nuk do të thotë shërbim më i mirë, apo shëndetësi falas. Cila është strategjia e kryeministrit për këtë premtim 8-vjeçar? Zhdukja e kanabisit në fund të vitit nuk do të thotë aspak që do kemi rend më të fortë. Do kemi mijëra njerëz që nuk do kenë më ku të punojnë dhe disa milionerë që do të përpiqen të pastrojnë, investojnë dhe shijojnë paratë. Po të vrarët, të plagosurit, bandat kriminale, vjedhjet, policët e përzierë me hashashin gjatë kohës së lulëzimit (lulëzimit të hashashit), cila është strategjia për këtë premtim prej vitit 2013? Administrata më e mbledhur, më e shkolluar (kam aq shumë skepticizëm për këtë) është diçka pozitive. Nëse arrihet edhe sjellja, shpejtësia e veprimit, frenimi disi i korrupsionit, ulja e mendimit se me administratën publike “mbaron punë vetëm me lekë”, atëherë ky nuk është një hap, por një kërcim para. Por sërish edhe me këtë, hollë-hollë, qytetarëve nuk u hyn asgjë në xhep. Sepse nuk po flasim për vende pune të hapura, a për lehtësira të çuditshme ekonomike, a për investitorë që mund te ushqejnë një qytet mesatar; po flitet thjesht për shkurtime në administratën shtetërore. Të tjerat pastaj janë marrëdhënie me publikun, aty ku Rama i mundi të gjithë, e aty ku të gjithë dështuan përballë tij.

Pra teorikisht dhe praktikisht, përveç kërcënimeve për burg të abuzuesve, që së bashku me ata të 2013-ës bëhen shumë, kërcënimeve për pushim nga puna, kërcënimeve për lidhjet e ujit, higjenën, faturat, etj., nuk kemi asnjë plan, platformë, a çfarë emri të doni i vini, për ekonominë. Si do rritet ekonomia? Si do ecë bujqësia? A do kemi më në fund industri të lehtë me mallin “Made in Albania”? Si do veprohet me frutat dhe agrumet shqiptare?

Pas shtatorit, Rama nuk ka më justifikime për këto. Tjetër dhe shumë e rëndësishme: tashmë që dhe sipas gjasave drejtësia ka hyrë në rrugë të drejtë, a do kemi përgjegjës për vjedhjet, grabitjet, korruptimet, vrasjet që i janë bërë qytetarëve, apo fillim i ri dhe amnisti për të gjithë? Rama nuk ka folur për këtë. Por ama pas shtatorit nuk ka më justifikime. Nuk ka më pengesë Nanon. As Metën. As Berishën. As Bashën. Nuk ka asnjë këmbë të vogël që mund ta pengojë brenda partisë. Ka gjithë mbështetjen e mundshme, që të mos dështojë edhe nëse është i paaftë të qeverisë në mënyrë gjeniale.

Shqipërisë nuk i duhet një kryeministër gjenial, por një kryeministër që të mos mendojë vetëm për dy tre rrathët e servilave që e i rrinë përqark. Ai i tregua gjeni. Arriti pushtetin që kishte vetëm Berisha për pak vjet pas 1992-shit. Tani i mbetet të bëjë atë reformën e madhe, atë kthesën e fortë, atë kalimin e madh të vendit tonë nga gjendje shpellarësh, në botën moderne. Nuk do të ndodhë për katër vjet. Por aroma mund të ndihet dhe pas gjashtë muajsh. Atëherë Rama do të ishte gjeniu që ai mendon dhe do meritonte vendin që ëndërron.

Në të kundërt, nëse pushteti i tij, i fituar meritueshëm, do të vijojë të jetë çadra për të bërë të pasur besnikët, servilët dhe militantët, që deri tani fshiheshin pas “korrupsionit kozmik” të LSI (marrëdhnëiet me publikun që thamë më lartë), atëherë Rama do të ishte etaloni i zhgënjimit të këtij populli. Të shohim. Nuk na mbetet asgjë veç pak shpresë. Pak shpresë jo për të pasur shtet siç mëton kryeministri, sepse shtet kemi, por e duam të funksionojë, të japë mundësira, të japë lehtësira, të ndihmojë të dobëtin, të ndëshkojë fajtorin. Duam një shtet normal të së drejtës ku secili ka mundësitë e tij. Kaq. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Viktimat e dallgëve në plazhet shqiptare, Vasili i LSI-së: i “mbyti” Rama!

LSI në ekzekutiv, por Vasili thumbon Ramën: “dëshpërim agollian”, qeverisje e shurdhër

Parashikimi i motit, ja sa do të jenë temperaturat dhe ku priten reshje

Largohet vala e të nxehtit afrikan, meterologët: ja parashikimi për 10 ditët në vazhdim

Zhgënjimi me shtetin i një fermeri pjeshkësh: ja pse do i zëvëndësoj me fasule

Zhgënjimi me shtetin i një fermeri pjeshkësh: ja pse do i zëvëndësoj me fasule

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni