Sapo u kthye në Stambolli, Kryeministri Edi Rama u nis sërish jashtë shtetit.
Siç bën të ditur zyra e shtypit e Kryeministrisë, Rama është nisur “për një vizitë treditore në Republikën Popullore të Kinës, për të marrë pjesë në takimin e 4-t të nivelit të lartë në kuadër të nismës së bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore”.
Sipas axhendës, Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me Kryeministrin e Kinës Li Keqiang, në Pekin.
Shumë qeveri shqiptare, që nga Enver Hoxha te Berisha kanë shpresuar të marrin para nga Kina e madhe, por realisht nuk ia kanë qëlluar, pasi Pekini investimet i ka të orientuar më shumë në Beograd sesa në Tiranë.
/tesheshi.com/