Edi Rama dhe Ben Blushi janë përplasur sërish në një dueli epik mes tyre në Parlament ku i pasi kësaj radhe ka zbrazur shumëçka nuk ka thënë ndaj ish-mikut të tij, kurse i dyti realisht vazhdoi atë që prej dy vjetësh ka bërë, duke etiketuar: frikacak dhe i paaftë.
Po kjo sepse metafora që ka përdorur Edi Rama sot në Kuvend ndaj kundërshtarit të tij tashmë ka qenë e hidhur shumë.
Nuk më vjen keq për Blushin po më vjen keq madje shumë për ca të rinj që ngatërrojnë derën e bibliotekës me derën e partizës së tij.
Mbi derë shkruhet LIBRA po brenda ka vetëm një shkrimtar të ri dhe një politikan shumë të vjetër që për një karrige shumë të vjetër në parlamentin e ri shikojeni, e ka kthyer vetëveten në personazhin e fryrë me ajrin e ambicies së tij, një personazh i sajuar tamam si në letërsi, ama këtë herë njeri i gjallë në librin e jetës sonë reale që sapo ka zbritur mes nesh, mes të shkretëve shqiptarë nga një planet tjetër për tu dhënë pushtetin të varfërve sapo ti ketë vënë dërmën partive të vjetra.
Ky është shoku im Beni. Kam dëgjuar si është rropatur në këtë foltore të krijojë personazhin e tij në sytë e atyre që s’e njohin sepse janë shumë të rinj ose nuk e dëshifrojnë sepse janë shumë të lodhur.
Erdhi në parlament për të përfaqësuar socialistët e Elbasanit dhe përdori mandatin e tyre të pafajshëm për të bërë fajin banal të përgojimit dhe baltosjes ndaj qeverisë së tyre dhe gjithë socialistëve të Shqipërisë.
Zi e më Zi. Sali e më Sali. Shto katran e shto bojë në këtë fletore.
Kjo përgjigje sot para se ta lëshosh, edhe për pak javë karrigen e deputetit të Elbasanit, të cilin e ke zënë padrejtësisht dhe ke abuzuar maksimalisht për hesapet tuaja personale është një përgjigje jo për ty por një shpjegim nga ana ime për ata që nuk të njohin apo nuk të dëshifrojnë dot
E vërteta e vjetër që ne të partisë e dimë prej shumë kohësh është që Beni vdes për pak ministër. Aq shumë vdes për pak ministër sa është gati të shfaqet i rilindur nën lëkurën e një personazhi të krijuar për tu dukur si politikan i ri në politikën e vjetër ku ai nuk mungon si politikan i vjetër kulisash dhe tribusha, që nga dita e qeverisë së parë të Fatos Nanos, 20 vjet nga sot.
Ty të vjen vdekje me tepri që të tjetër të bëhen ministra dhe ti jo. Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Blendi Klosi u bë ministër, ti jo.
Si mund të ishte ministër i këtij mandati të PS-së kur si udhëheqës politik i qarkut të Elbasanit, more rezultatin më të dobët të PS në 12 qarqe, dhe jo Blendi Klosi që udhëhoqi PS në qarkun e Durrësit dhe mori rezultatin më të mirë në 23 vjet të PS.
O strateg i pavrovuar i Shqipërisë, si mund të ishte ministër i kësaj partie, dy herë në kohën e Fatosit bëre dy vrima të mëdha në ujë.
Ti që nga qeveria e Ilirit u shkarkove fluturimthi, si zv. ministër i jashtëm se hape një nga ato gropat e papërgjegjshmërisë tënde lapidare në marrëdhëniet e punës.
Ti ministër, e jo Ilir Beqaj që të jep ujë në bisht të lugës kur flitet për programe e reforma. Të mos e vazhdoj krahasimin në leximin e shifrave. Këtu e dimë të gjithë se në ato thellësira ti hahesh me Nard Ndokën kush është më i thellë.
Si mund të ishe ti ministër që kur drejtoje një goxha ministri të pushtetit vendor dhe me demek dot ë bëjë reformën territoriale dhe kartat e identitetit për ato dy punë të shkreta të coi Fatosi i shkretë që të bëri ministër nuk qullose as njërën dhe as tjetrën. Pra të ishe ti e jo Bledi Çuçi, që bëri reformën administrative territoriale një zhvillim historik.
Të mos flasim më pas për Saimir Tahirin, o ti shoku i ngushtë i Saimir, që Saimir jashtë kamerave, i ankoheshe dhe i ankohesh si shok pse s’u bëre t’i ministër ndërsa i ngulje dhe sot prapë, i ngulje thikat e Saliut me një ftohtësi që Saliu të merr të keqen.
Ti je mendjemadh aq i pashërueshëm…
Politika ka vënd dhe për tullumbace mediatike si puna e Benit. Parlamenti ka vend dhe për gënjeshtarë profesionistë si puna e tij. Qeveritë në këtë vend kanë pasur vend dhe për ministra për të zënë vendin si puna e tij, por Blush PS ka aq shumë ministra më të zotë se ty për Shqipërinë sesa ti dhe personazhi yt i ri me partizën tënde të re. Që s’të mbeti gjë tjetër vecse të ikësh dhe ta qëllosh nga jashtë me baltën e Saliut këtë parti, pasi u lodhe me pasukses të rrëzosh nga brenda këtë qeveri.
Këtu e rëndoi Rama dozën që më pas e akuzoi Blushin se ka arritur rezultatin më të dobët në Elbasan. Por nëse Rama është i pastër, duhet ta kishte shkarkuar më herët apo ta thoshte së paku publikisht dhe jo sot. Nejse këto janë shpërthime helmesh mes dy ish-miqsh që janë edhe dy intelektualë të spikatur të vendit.
Por Blushi që replikon më pas ishte shumë i nervozuar dhe nuk i mati realisht fjalët.
“Nuk më vjen keq që pashë një kryeministër të degraduar, më vjen keq që pashë një mik të degraduar.
Unë nuk kam vrarë njeri, as kam mbyllur sytë kur është vrarë njeri. Je njeri i degraduar si kryeministër dhe si mik. Më ke një borxh dhe nuk e di a do ma lash njëherë. Të kam kërkuar të më dilje përballë e të votoheshe, por ike nga gara dhe këtë borxh do ma lash. Ti je bërë me të gjithë horrat e Shqipërisë prandaj nuk meriton të jesh miku im. Më dil përballë. Ti Edi e ke këtë, të vret pas shpine”, tha Blushi, i cili u mor edhe me Erion Braçen në fund. /tesheshi.com/