Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta pasditen e djeshme të një ndër themeluesve të kardiologjisë shqiptare, akademikut Ylli Popa.
Rama shkruan se ai është një shembull i çmueshëm tek të gjithë ata që jetuan momentet e kalimit nga diktatura në liri.
“Lamtumirë Profesor
Ylli Popa la pas një kujtim të mirë tek të gjithë ata që e njohën dhe një shembull të çmueshem tek të gjithë ata që jetuan momentet e kalimit nga diktatura në liri. Ngushëllime familjes”, shkruan Rama.
Kadriologu Ylli Popa u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare. Ai njihet edhe si ish- mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha dhe drejtues për 10 vite i Akademisë së Shkencave. /tesheshi.com/