Kryeministri Edi Rama, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të NATO-s Stoltenberg, që Kosova të pranohet në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
“Specifikisht i shpreha Sekretarit të Përgjithshëm mirënjohjen e Shqipërisë për vendimin e NATO-s për të pranuar Malin e Zi, sepse zgjerimi i aleancës është zgjerimi i hapësirës së lirisë paqes dhe demokracisë Jemi mbështetës për vijimin e këtij procesi me anëtarësimin e vendeve të tjera të rajonit. Në këtë kontekst Shqipëria shpreson që vendet aleate do të sqarojnë në kohën më të shpejtë mundësinë e afrimit të marrëdhënieve të NATO-s me Kosovën. Në këtë rajon nuk duhen lënë zonat gri, dhe duhen eliminuar të gjithë potencialet që mund të shfrytëzohen nga e keqja që përballemi bashkarisht”, tha Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp./tesheshi.com/