Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Edi Rama flet nga Dhërmiu: Nuk ndahem me Metën, edhe pse ka pakënaqësi

by te Sheshi
11/08/2015
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Ndarja e mundshme Rama-Meta? Ja numrat në Kuvend pas lëvizjeve

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar projektligji Per regjistrimin, klasifikimin, menyren e perdorimit dhe kontrollin te mjeteve lundruese me motor me tonazh nen 20 NT.

Kryeministri, Edi Rama, në një intervistë për gazetën “Dita” deklaron se nuk do të ketë divorc me LSI-në, edhe pse theksoi se ka problematika. Ndërkaq, ai e cilësoi të pamundur një koalicion me PD-në. për të cilën ka përdorur një ironi aspak piktoreske drejtuar liderit të opozitës, Lulzim Basha.

“Ka jo pak njerëz sot në opozitë që e ëndërrojnë një furtunë të kësaj natyre. Por nuk mungojnë as njerëz brenda vetë koalicionit që e dëshirojnë diçka të tillë. Për arsye të ndryshme, por që emërues të përbashkët kanë përgjithësisht pakënaqësirat personale.

Nuk ka asgjë të panatyrshme sidoqoftë në këtë ëndërr të opozitarëve ose dëshirë të disa shokëve në partitë e ndryshme të koalicionit, përfshirë edhe PS apo LSI.

Por ka një problem vështirësisht të kapërcyeshëm për ëndrrën a dëshirat e tyre. Ky është fakti se koalicioni ka funksionuar më së miri në funksion të reformave reale dhe ky është, në fund të fundit, elementi themelor që e bën të suksesshëm e të dobishëm për vendin koalicionin tonë. Çka do të thotë se furtuna e pritshme në këtë drejtim mund të ndodhë vetëm në gota të ndryshme”, deklaroi Rama, i cili pyetjes në lidhje me raportin e tij me Ilir Metën i përgjigjet: “Mes meje dhe bashkëkryetarit të koalicionit, marrëdhëniet reflektojnë të dyja anët e medaljes së bashkëjetesës në këtë koalicion. Nga njëra anë bindjen e përforcuar nga suksesi i zgjedhjeve vendore, se ky partneritet është strategjik jo vetëm për të dyja partitë tona po për Shqipërinë në radhë të parë; dhe nga ana tjetër, edhe shqetësimet reale të secilit prej nesh, për t’iu përgjigjur sa më mirë pritshmërisë së lartë të publikut ndaj qeverisë e shumicës sonë qeverisëse, të cilat kanë nevojë vijimësisht për nxitje të mëtejshme dhe korrigjime të vazhdueshme.

Kush ëndërron apo dëshiron furtunë mes PS-së dhe LSI-së ose, konkretisht, mes meje e Ilir Metës, duke e bërë çdo qime tra me forcën e dëshpëruar të pakënaqësisë vetjake, kam përshtypjen se do të duhet të presë më shumë se një shtator”.

Kurse çështjes së diskutuar në lidhje me një koalicion me Partinë Demokratike, Rama përdor ironi të rënda dhe aspak kavaliereske ndaj rivalit të tij politik: “Për mua personalisht skenari për një koalicion të madh PS – PD është po aq i mundur sa ç’do të ishte e mundur që Bollywood-i të xhironte versionin indian të Pretty Woman dhe, në vend të Julia Roberts të zgjidhte Lulin, ndërsa në vend të Richard Geere të merrte Kastriot Islamin. Madje edhe sikur për një moment të mendonim se, Luli dhe Kaçi, mund të jepnin dakordësinë për ta risjellë në ekran atë histori të beftë dashurie, është e pamendueshme qoftë edhe për një moment të vetëm, që PS dhe PD të qeverisnin bashkë në këtë periudhë të historisë sonë”.

/tesheshi.com/

Related Posts

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare
Gjeopolitikë

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Next Post
Barcelona fiton “dramën” ndaj Sevillas: konfirmon kurorën e më të mirit të Europës

Barcelona fiton “dramën” ndaj Sevillas: konfirmon kurorën e më të mirit të Europës

Shefi i zjarrfikësve mbush pishinën e shtëpisë me ujin e… Ja si e pëson

Shefi i zjarrfikësve mbush pishinën e shtëpisë me ujin e... Ja si e pëson

FBI heton serverin privat të Hillary Clinton, dërgoi email-e si sekretare Shteti

FBI heton serverin privat të Hillary Clinton, dërgoi email-e si sekretare Shteti

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni