Edi Rama dhe Sali Berisha janë bashkuar në një konferencë të organizuar nga presidenti Nishani dhe disa ndërkombëarë me rastin e rrëzimit të komunizmit, pikërisht ditën e protestës së opozitës.
Të pranishëm në këtë event ishin eksponentë të mazhorancës, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë dhe eurodeputetë.
Në fjalën e tij, ish-kryeministri Berisha ka vënë në dukje se deri 25 vjet më parë, Shqipëria kishte qenë vendi komunist më i izoluar në Europë.
Ndërsa tani, sipas tij, Shqipëria ka nisur rrugëtimin e integrimit në Bashkimin Europian, për të qenë pjesë e familjes së bashkuar europiane.
Ndërsa kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij ka nënvizuar gjithashtu se Shqipëria kishte sistemin komunist më barbar në Europë, që dallonte nga të tjerët për nga brutaliteti i tij.
/tesheshi.com/