Edi Rama ka vendosur sot që, përveçse një ministri shteti për diasporën, të ngrejë edhe një Komitet të posaçëm për Diasporën, madje edhe një Agjenci qeveritare.
Në krye të Komitetit do të jetë vetë Rama dhe do të ketë në përbërje gati gjysmën e qeverisë.
Ky organ do të hartojë në çdo tre muaj një strategji të qartë ligjore dhe praktike për të krijuar instrumentet që të ndihmohet diaspora aty ku është, por edhe që të integrohet në jetën e vendit.
Sipas të gjitha gjasave, kjo strategji parashikon një lëvizje të ngjashme me atë që Erdogan ka bërë në Turqi, ku i ka dhënë mundësinë e votës diasporës, por edhe i ka integruar në jetën politike të vendit.
Kjo solli që edhe në votimet e fundit, si të zgjedhjeve parlamentare, si të atyre presidenciale, ashtu edhe në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës, fitoren e realizoi pikërisht nga vota e diasporës.
Por PD ka shprehur dyshime se vota e emigrantëve mund të manipulohet nëse kryhet në ambasada, ndaj dhe ka kërkuar votim elektronik. /tesheshi.com/