“Unë po i ndjek me shqetësim të madh zhvillimet aktuale. Jam e bindur se bojkoti i parlamentit apo dorëzimi i mandateve janë një rrugë e gabuar. Gjithsesi çdo deputet e merr këtë vendim në mënyrë individuale dhe mban përgjegjësi për këtë para së gjithash përpara zgjedhësve të vet”, thuhet në një deklaratë të ambasadores gjermane Sussane Shultz.
Ndërsa ambasadori italian Cutilo e vuri theksin te protesta e të enjtes nga ana e opozitës, duke bërë thirrje për shmangien e dhunës.
“Protesta është një mjet legjitim i shprehjes në një shoqëri demokratike, por liria e shprehjes nuk mund të justifikojë deklaratat që nxisin dhunë dhe akoma më keq, akte të dhunshme”, tha diplomati italian. /tesheshi.com/