Pesë deputetë të VV-së, Glauk Konjufca, Aida Durguti, Besa Baftiu, Faton Topalli dhe Fisnik Ismajli që po kërkoheshin nga Policia e Kosovës, e teksa po qëndronin në Kuvendin e Kosovës i janë dorëzuar Policisë së Kosovës, e cila po i priste.
Dy prej tyre, Topalli e Ismajli kanë qenë në masën e “arrest-it shtëpiak” dhe për ta pritet të ndryshohet kjo masë, ndërsa për tre të tjerët, Konjufca, Durguti e Baftiu që hodhën sot gaz lotsjellës pritet të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
Gjatë ditës, masë e tillë u është caktuar deputetëve të AAK-së, Time Kadrija dhe Pal Lekaj, ndërsa për Teuta Haxhiun ende nuk dihet vendimi.
/tesheshi.com/