Gratë anembanë Zvicrës kanë nisur një ditë e protesta kundër asaj që thonë se vendi i tyre po kalon nëpër “hapa të ngadaltë” të barazisë gjinore.
Protestat e së premtes vijnë 28 vite pas ngjarjeve të ngjashme ku gjysmë milioni nga shteti i vogël mbushën rrugët në kërkim të të drejtave të barabarta.
Ndonëse një prej vendeve me zhvillimin më të madh ekonomik në botë, dhe shembull i luksit dhe mirëqenies, gratë në Zvicër ka kohë që ankohen për pabarazi gjinore.
Vlerësohet se në Zvicër, për të njëjtën punë, ndryshe paguhen burrat e ndryshe gratë, dhe është prej vendeve me më së paku gra që shërbejnë si drejtoresha ekzekutive (CEO).
Protestat e vitit 1991 ishin për të drejtën e pushimit të mëmësisë, ndërsa këto të sotmen kanë fokusin në zbutjen e dallimit të pagave. /tesheshi.com/