I ndodh edhe Messit t’i ikë mendja. Katër herë fituesi i Topit të Artë nuk mundi të durojë më përballë Yang Mbiwas. Argjentinasi në ndeshjen miqësore që Barcelona e zhvilloi ndaj Romës ka kapur për fyti francezin dhe kjo nuk ka mbetur me kaq.
Fjalët siç dukej nuk e mposhtnin njëra tjetrën kështu që Messi deshi të sqarojë hesapet me Mbiwan. Por gjithçka iu rikthye normalitetit me intervenimin e lojtarëve të tjerë dhe ndeshja vazhdoi. Barcelona mposhti Romën me shifrat 3-0, falë golave të realizuar nga Messi, Neymar e Rakitiç. /tesheshi.com/