Pas Komuniteti Musliman, edhe ai katolik morri vendime drastike në lidhje me ruatjen nga koronavirusi, duke shpallur anullimin e riteve me masivitet.
Eshtë Dioqeza Katolike ajo qe nxorri një dekret ku lajmërohet pezullimi i aktiviteteve të ndryshme deri më datë 3 prill.
“Dekretojmë: Pezullimin e të gjithë aktiviteteve dioqezane dhe famullitare në Kishën Katolike në Shqipëri në të cilat parashikohet pjesmarrja dhe grumbullimi i popullit deri me datë 3 prill 2020 e që konkretisht do të thotë: Pezullimin e të gjitha kremtimeve liturgjike, përfshirë Meshën e Shenjtë; Pezullimin e katekizmit, për fëmijë e të rritur; Pezullimin e të gjitha aktiviteteve të tjera të programuara, dioqezane dhe famullitare, me fëmijët dhe të rriturit; Pezullimin e të gjitha kurseve të formimit pranë qëndrave tona komunitare.
Ndërkohë, ftojmë famullitarët që: të kremtojnë Meshën në kapelat e tyre, duke e transmetuar atë edhe online nëpërmjet rrjeteve sociale; të garantojnë rrëfimin personal duke ruajtur distancat e duhura e duke garantuar edhe sekretin e bisedës; të garantojnë marrjen e Kungimit për të sëmurët që e kërkojnë në shtëpi, gjithmonë duke ruajtur rregullat e vendosura nga organet e shëndetësisë; të garantohet Sakramenti i Vajimit për të sëmurët në rastet kur kërkohet, duke ndjekur rregullat e duhura higjenike; të garantohen funeralet duke shmangur mbledhjen e popullit, por duke bërë lutjen në momentin e mbylljes së arkivolit dhe në momentin e vendosjes në varr; kishat të rrinë të hapura për lutjen personale gjatë ditës, duke informuar dhe këshilluar njerëzit që të mbajnë distancën e duhur nga njëri-tjetri”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /tesheshi.com/