Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ebruja, një art i ri në Shkodër

by te Sheshi
20/05/2015
in Kulturë, Të tjera
Reading Time: 5 mins read
A A
Ebruja, një art i ri në Shkodër

 Nga Anila Dushi

Artet në Shkodër kanë traditën e tyre, që trashëgohet ndër breza, por shkodranët janë të interesuar dhe për mësimin e arteve të tjera, të panjohura më parë prej tyre. Ata para tre vitesh patën mundësinë të njihen me një art që nuk e kishin dëgjuar gjer atëherë, e të merrnin mësim mbi të. Bëhej fjalë për artin e ebrusë. Ishin Ahmet Akgyn (Ahmet Akgün), mjeshtër i artit të ebrusë, dhe Ajdën Kose (Aydın Köse), profesionist në artin e kaligrafisë, të dy nga Turqia, që me ftesë të Qendrës Kulturore Turke, të vendosur në një nga banesat karakteristike të Shkodrës, erdhën në këtë qytet për t’i përhapur e mësuar këto dy arte.

Qendra ka rihapur pak ditë më parë kursin e ebrusë, dhe Ahmet Akgyni ka ardhur sërish nga Ankaraja për t’ua mësuar të rinjve shkodranë këtë art. E kjo, ngaqë, sipas punonjësve të qendrës, ka patur kërkesa dhe interesim prej të rinjve shkodranë për ta mësuar artin e ebrusë. Prof. Akgyni është mjeshtër i këtij arti. Ai ka hapur mbi 20 ekspozita individuale, dhe të ardhurat i dhuron për vënien në jetë të  projekteve të UNICEF-it në mbrojtje të fëmijëve.

mënyra e punës në ebru

Ebrusë i ka kushtuar 15 vite të jetës së vet. Çdo njeri që vjen në këtë botë duhet të lërë gjurmë, mendon ai, e këtë mundësi ta jep dhe ebruja. Rreth 11 mijë punime të dala nga duart e tij janë dhuruar në vende të ndryshme. Mjeshtri turk tregon me durim mënyrën si punohet në ebru dhe në kaligrafi. “Kallamat duhet të jenë të fortë, dhe sigurohen kryesisht në Irak, Iran, Malajzi, etj., aty ku klima është e nxehtë. Boja është e bërë nga bojërat e dheut, kurse e zeza nxirret nga bloza. Ajo përzihet me limfën e bimëve dhe përgatitet.

Edhe letra ku shkruhet kaligrafia nuk është e bardhë. Ajo bëhet gati duke e ngjyrosur me çaj dhe me të bardhën e vezëve. Çdo punim shoqërohet në fund me emrin dhe vitin përkatës, duke përdorur numrat dhe shkronjat arabe,” thotë Ahmet Akgyni. Më tej ai demonstron mënyrën e aplikimit konkret të këtij arti. “Fillimisht duhet të kemi një masë viskoze, që hidhet në një enë katrore. Ne marrim shkurre nga vendet malore që nuk kanë shumë reshje, i bëjmë pluhur, dhe i përziejmë me ujë. Me ujë përziejmë dhe bojrat natyrore, të përgatitura nga dheu. Marrim bojën dhe e spërkasim mbi masën viskoze.

Furça është e përbërë nga qimet e  kalit, dhe bishti nga kërcelli i trëndafilit. Që boja të jetë sa më e mirë, i hedhim një lëng që nxirret nga një gjendër e lopës. Duhet theksuar se bojërat janë 100% organike dhe të pastra. Puna që po bëjmë quhet btall. Ka 35 mënyra realizimi. Bëhet dhe sfondi ku realizohen punimet e ebrusë. Nëse kësaj pune i bëjmë një lëvizje eja-shko, lart-poshtë, por dhe majtas- djathtas, krijohen disa motive që, po qe se u biem me një krehër, i quajmë ebru me krehër. Arti i ebrusë është mjaft i bukur dhe i veçantë.

Ky është krehëri që ma ka dhënë profesori im. Ka mjaft domethënie marrëdhënia mes mësuesit dhe nxënësit, dhe ndodh shpesh që mësuesit ua dhurojnë nxënësve mjetet e tyre,” tregon Akgyni. Ndërsa paraqet punime të ndryshme në ebru, ai flet dhe për stilet e përdorura në këtë art. Kjo punë quhet shall me spërkatje, ndërsa kjo tjetra quhet ebru me lule. Teknika e ebrusë me lule është arti i vetëm që vazhdon prej 1.700 vitesh me këto mjete organike. Ebruja është pasqyra e shpirtit të atij që e realizon. Ajo përdoret edhe si terapi.

Njerëzit qetësohen kur realizojnë diçka në ebru. Ky lloj arti pëlqehet në fletët e librave. Gjithashtu është dhe art zbukurimi, i shtënë dhe në artizanatet e tjera. Në kuadrin e Perandorisë Otomane, ai është konsideruar dhe si një kriptoart, në bërjen e dokumenteve sekrete. Do të shtonim dhe diçka tjetër. Asnjë ebru nuk mund të përsëritet. Asnjë artist nuk e përsërit dot punën e tij, ngase ajo bëhet në sipërfaqe të lëngshme. “Në këtë pikturë vendosim për pak sekonda një letër.

Ajo e thith bojën e sipërfaqes së lëngshme,” vazhdon mjeshtri turk. Më tej ai tregon mënyra të tjera të realizimit të punimeve në ebru. “Tek kjo lloj teknike reflektohet bota shpirtërore e realizuesit, e artistit. Kjo është një teknikë moderne, e paprovuar më parë. Nuk e puthitim letrën, por e valëzojmë. Pasi thahet, kësaj teknike mund t’i shtojmë një teknikë tjetër. Kjo është një prej bojërave, ngjyra e artë, mjaft e shtrenjtë, që përdoret me ekonomi. Tani jemi duke realizuar një lule tek motivi që e kemi bërë më herët. Në një letër ku është bërë ebruja mund të përdoren 30-40 motive njëri pas tjetrit. Boja thithet, dhe realizohet një pikturë e re.

Ahmet Akgun,Shkodër

Boja vendoset kryesisht vetëm tek pjesa qendrore. Arti i ebrusë është si jeta jonë. Ashtu si njerëzit që lënë gjurmë gabimet e tyre edhe pasi falen, ashtu dhe në ebru kemi gjurmë,” thotë Akgyni. Njohja me artet tradicionale, që njerëzve u janë dashur shekuj për t’i përsosur, është një mënyrë për sjelljen e thelbit të një kulture, për ta njohur atë, por dhe për të paraqitur kulturën tonë; pra, një paraqitje e ndërsjelltë përmes asaj që është pjesë e së bukurës. Mendojmë se arti nuk është vetëm kënaqësi e të parit, por dhe edukim, një kalim i kohës në mënyrë cilësore. Ahmet Akgyni, mjeshtër i ebrusë, shton, “Kam qenë disa herë në Shkodër.

Më kanë pëlqyer traditat e Shkodrës. Më bëjnë përshtypje punimet e grave, me ngjyra të gjalla, me motive interesante, në veshjet tradicionale të tyre. Por dhe punimet zbukuruese me metal në këto veshje. Kam shkuar në shumë vende, dhe kudo marr lule dhe i vendos në koleksionin tim. Janë disa lule endemike që nuk gjenden diku tjetër. Në kalanë e Shkodrës mora si kujtim një lule, dhe po u tregoj punimin në ebru që bëra me të. Ju shkodranët duhet ta njihni atë mes mijëra luleve të tjera. Petalet kanë një ndarje mes tyre, dhe rrinë bukur njëra mbi tjetrën. Shkodranët duhet të jenë të vetëdijshëm për bukurinë e kësaj luleje.

Jam shumë i lumtur që këtë model ia kam shtuar koleksionit tim. Dëshiroj po ashtu të gjej lule të tjera, përgjithësisht tek veshjet tradicionale shkodrane. Ka motive që i kam gjetur tek to. Këtë punë bëjmë ne artistët. Marrim vlerat e një vendi dhe i kthejmë në vlera për vendet ku shkojmë, sepse kultura i përket traditës së gjithë botës. Njerëzit duhet ta marrin dhe ta japin atë, për të krijuar mozaikun e bukur të jetës që na rrethon,” përfundon mjeshtri Ahmet Akgyn. /tesheshi.com/

Related Posts

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?
Kulturë

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…
Diplomaci

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Next Post
Risi në Kuvendin e Kosovës: krijohet Zyra e komunitetit të biznesit

Risi në Kuvendin e Kosovës: krijohet Zyra e komunitetit të biznesit

Breshëri arrin në 350 gram kokra, fshatarët vënë duart në kokë nga dëmet

Breshëri arrin në 350 gram kokra, fshatarët vënë duart në kokë nga dëmet

Shqiptarët e burgosur të Kumanovës,  familjarët protestojnë ndaj qeverisë së Kosovës: “Të lirohen djemtë tanë!”

Shqiptarët e burgosur të Kumanovës, familjarët protestojnë ndaj qeverisë së Kosovës: “Të lirohen djemtë tanë!”

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni