E reja më ë fundit rreth hetimeve të çështjes “Doshi”, është një ballafaqim që Prokuroria do kërkojë mes vetë Tom Doshit dhe deputetit tjetër të mazhorancës, Mark Frroku. Në deklarimet e tij të këtoditshme, Doshi ka thënë se për vrasjen e tij e ka qenë në dijeni dhe deputeti Frroku, por ky i fundit e ka mohuar këtë fakt gjatë dëshmive para hetuesve. Këta të fundit kanë vendosur që të hënën t`i thërrasin të dy në ballafaqim.
E hëna pritet më interes dhe për faktin se në Prokurori duhet të shkojë për të dëshmuar dhe deputeti demokrat Sali Berisha. /tesheshi.com/