Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

E qëlloi me armë për ta vrarë, amerikani mysliman lufton për të shpëtuar jetën e sulmuesit të tij (video)

I lindur në Bangladesh, Rais Bhuiyan kishte ëndërruar gjithmonë që të emigronte në Shtetet e Bashkuara. “Si një fëmijë, përshtypja ime për SHBA ishte se ky është një vend i madh, një vend i mrekullueshëm. Mbaj mend të se kam parë shumë filma vestern … Kisha një ëndërr se një ditë duhet të vizitoja perëndimin e egër (Wild west) dhe të shikoja gjitha këto gjëra. ”

Bhuiyan u zhvendos në Dallas, Texas, në maj të vitit 2001, tre muaj para sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Dhjetë ditë pas 11 shtatorit, një supremacist i bardhë i quajtur Mark Stroman hyri në pompën e benzinit ku Bhuiyan ishte duke punuar prapa banakut, e drejtoi çiften në drejtim të tij, tërhoqi këmbëzën dhe saçmat e çiftes u shpërndanë nëpër fytyrën e tij.

“Kisha ndjenjën se një milion bletë po thumbonin fytyrën time … Dhe po e lusja Zotin: ‘mos më merr sot’”. Edhe pse Bhuiyan u qëllua në kokë nga afërsia, ai arriti t’i mbijetojë sulmit. Por jo edhe dy myslimanë tjerë, të cilët ishin qëlluar për vdekje nga i njëjti person pak kohë më parë, në shenjë hakmarrje për sulmet e 11 shtatorit.

Në vitin 2009 Bhuiyan shkoi në Haxh (pelegrinazhin mysliman në Mekë) bashkë me nënën e tij. “Në besimin tim në Islam, thuhet se ‘nëse shpëton një jetë është sikur të kesh shpëtuar gjithë njerëzimin’”, thotë ai. Prandaj edhe Bhuiyan bëri diçka pothuajse të paimagjinueshme. Ndërkohë që Mark Stroman po priste në radhë për ekzekutim, Bhuiyan po punonte ditë e natë për të shpëtuar jetën e tij dhe mrekullisht të dytë, sulmuesi dhe viktima u bënë miq.

Ditën e ekzekutimit, dorasi shkroi emrin e viktimës së tij në listën e personave me të cilët dëshironte të fliste dhe gjatë bisedës përmes telefonit, i thotë atij: “Të dua vëlla!”

“Para 10 vitesh zemra e tij ishte e mbushur me urrejtje dhe injorancë, dhe momentin që më njohu mua, e kuptoi se edhe unë isha një qenie njerëzore. Ai kishte ndryshuar deri në atë masë sa që më tha se më donte dhe madje më quajti vëlla”, përshkruan Rais transformimin që kishte pësuar Marku me kalimin e viteve në burg.

Bhuiyan tani shërben si themelues dhe president i një organizate jofitimprurëse, “Bota pa urrejtje (World without hate)”.

World without hate edukon njerëzit në lidhje me transformimin e fuqisë së mëshirës dhe të faljes, bazuar në shpresën që ne mund të ndërtojmë një botë më të mirë; një botë pa dhunë, një botë pa viktima dhe një botë pa urrejtje”./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts