Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A e përmbushën misionin ministrat teknikë dhe një shans i humbur…

by te Sheshi
18/08/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
SPECIALE/ Të gjithë të befasuar nga 21 qershori…

Nga Gjergji Koja

Tre muaj pasi morën detyrat qeveritare në kuadër të marrëveshjes së 17 majit, mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, ministrat dhe zv.kryeministrja, të gjithë teknikë të propozuar nga opozita më e madhe në vend, paraqitën dorëheqjet.

Paralelisht me këtë akt të pritshëm, ata publikuan edhe një raport mbi fushatën dhe ditën e zgjedhjeve, ku përfshihen dhjetra raste të deformimit të votës në qarqe të ndryshme të vendit, apo denoncime të tjera që cënojnë standardet zgjedhore.

Nëse ky raport do të merret i mirëqënë dhe për një moment të gjitha gjetjet do të pranohen, atëherë duket se ata që u quajtën si “gardianët” e zgjedhjeve të lira nuk arritën dot të parandalonin asnjë skenar për deformimin e votës.

Ministrat teknikë u emëruan për të parandaluar përfshirjen e administratës në zgjedhje në favor të një apo tjetër subjekti politik, gjë që sipas raportit të hartuar dhe publikuar prej tyre, është një fenomen që mund të jetë minimizuar në krahasim me vitet e mëparshme, por nuk u stopua.

Po kështu ata u përfshinë në qeverinë Rama me synimin e qartë për të mos lejuar përdorimin e aseteve shtetërore gjatë fushatës, gjë për të cilën sërisht në raport rezulton që nuk është arritur, përsa kohë ministrat teknikë i kërkojnë KLSH të auditojë dhe Prokurorisë të hetojë.

Një tjetër aspekt i teknikëve ishte ai për parandalimin e lëvizjeve në administratë, punësimeve në këmbim të votës apo zgjidhjes së problemeve të ndryshme të qytetarëve duke i blerë votën. Edhe këtu duket se misioni nuk u arrit, përsa kohë teknikët kosntatuan fenomenin dhe e kanë përfshirë në raportin e tyre.

Një nga qëllimet kryesore të insistimit të opozitës para nisjes së fushatës për qeveri teknike, e cila më pas u përkthye në marrjen e disa posteve ministrore, ishte parandalimi i futjes së parave të siguruara nga droga në fushatën zgjedhore.  Sot, kur lexon raportin evidentohet ky fenomen, pra grupet kriminale, vepruan në disa qarqe duke tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. Madje kërkohet një hetim edhe për kursin e këmbimit lekë-euro, për shkak të vlerës së ulët që pati monedha europiane përgjatë kohës së fushatës zgjedhore.

Gjithashtu incidentet në ditën e zgjedhjeve nuk u arritën të parandaloheshin, qoftë në aspektin e përplasjeve mes militantëve,  mbipopullimin e qendrave të votimit,  votimet familjare apo intimidimin dhe kërcënimin e zgjedhësve. Të gjitha këto janë konstatime që përfshihen në raportin e teknikëve, por që janë gjetje edhe të raporteve të mëparshme, qofshin të hartuara nga demokratët apo socialistët.

Nisur vetëm nga këto raste, duket se i gjithë misioni për të cilën u vunë ministrat teknikë, as më pak e as më shumë, përfundoi në konstatimin e disa fenomeneve që shoqërojnë zgjedhjet shqiptare që nga viti 1996, me deformimin e votës dhe vullnetit të zgjedhësve. Thjesht sot në 2017 janë perfeksionuar metodat se si mund të realizohet ky deformim, ndërsa qëllimi ka mbetur i njëjtë.

Konstatimet e ministrave teknikë, që sot jepen përmes një raporti qoftë edhe në emër të një Task Force, pothuajse janë të njëjta me raportin që përgatiti opozita e 2001-it kur denonconte zgjedhjet parlamentare të asaj kohe. I vetmi ndryshim është që në atë kohë rastet kur kutitë e votimit mbusheshin nga punonjës të policisë ishin evidente, ndërsa sot, sipas raportit, ato janë mbushur apo zbrazur në favor të një subjekti politik, duke përdorur atë që njihet si blerje vote.

Po kështu, konstatimet e sotme janë të ngjashme me ato të zgjedhjeve të 2003 apo 2005, për të vijuar me 2007 apo 2009, 2013 apo 2015, që pak a shumë janë të njëjta, me të vetmmin ndryshim që në periudha të ndryshme ato janë denoncuar ose nga partitë, ose nga komisionerët, ose nga vëzhguesit vendas apo të huaj, ndërsa sot denoncohen nga 7 zyrtarë që shërbyen si ministra të një qeverie.

Referuar asaj që ndodh në Shqipëri në çdo proçes ka denoncime, sikundër pas çdo të tilli ka një frazë që tashmë është bërë konstante: “zgjedhjet ishin një hap përpara…”.

Zgjedhjet asnjëherë në Shqipëri nuk janë vlerësuar nga OSBE/ODIHR, i vetmi institucion ndërkombëtar i pranuar si çertifikues i standardeve zgjedhore, si të lira dhe të ndershme. Gjithmonë ka një seri konstatimesh, denoncimesh, faktesh dhe provash, të cilave iu bashkangjiten rekomandimet që duhen përkthyer në ligje apo nene për të parandaluar përsëritjen në të ardhmen.

Mendoj se sot nuk ka ndonjë rëndësi nëse disa europarlamentarë do i konsiderojnë zgjedhjet të mira dhe disa të tjerë mund t´i nxijnë. Shqetësues është fakti se ende në Shqipëri palët nuk kanë një besim të ndërsjelltë, përsa kohë njëra prej tyre drejton gishtin te tjetra për deformimin apo vjedhjen e votave.

Ndoshta në 2017-ën ishte një shans që Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtonin nga spiralja e zgjedhjeve me një apo disa pikëpyteje, gjë që duket se u humb.  Dhe kjo jo për faj të teknikëve apo jo teknikëve, por për shkak të frymës që në këtë vend ka mbi 20 vjet që mbizotëron: marrja apo mbajtja e pushtetit politik me çdo mënyrë, është më e rëndësishme se arritja apo respektimi i standardeve, që në familjen europiane ku synojmë të bëhemi pjesë apo në SHBA, kanë dekada që nuk lëvizin. /tesheshi.com/

Tags: ministrat teknikemisionistandardezgjedhje

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
Tiranë: gjoba edhe për kalimtarët kur shkelin rregullat e qarkullimit, ja çfarë parashikohet   

Tiranë: gjoba edhe për kalimtarët kur shkelin rregullat e qarkullimit, ja çfarë parashikohet  

Fatos Klosi: Marrëveshja e 18 Majit i prishi punë Bashës, PS-LSI mund të bashkëpunojnë

Fatos Klosi: pranimi i muxhahedinëve, Shqipëria është në objektivin e shërbimit sekret Iranian. Ja ç´duhet të bëjë SHISH…

Ribashkimi i Shukri Bujës me Fatmir Limajn:  ja çfarë akuzash bënte për “Çelikun” më 2013-ën

Ribashkimi i Shukri Bujës me Fatmir Limajn:  ja çfarë akuzash bënte për “Çelikun” më 2013-ën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni