Pashkët, pikërisht në Gjirokastër, kanë sjellë të paimagjinueshmen deri dje; një lazaratas është futur në kishë, që në jug merr dhe një vokacion grek, duke ndjekur ritualet përkatëse.
Është ky Dash Aliko, kreu i demokratëve gjirokastritë, ish-kreu i komunës së Lazaratit, fshatit që ndryshe thuhet se ka luajtur rolin e një barrikade për mosgreqizimin e Gjirokastrës.
Aliko ka qenë aty së bashku me Tritan Shehun, i cili prej vitesh ka një kahmarrje katolike. /tesheshi.com/