Nga frika prej një njeriu i cili, me sa duket, filloi të lexonte pjesë të Biblës, udhëtarët e një treni në Londër u detyruan të hapnin derën e atij mjeti transporti midis turmës së mëngjesit dhe të vrapojnë në panik.
Incidenti ndodhi përpara stacionit Wimbledon në jugperëndim të Londrës, njoftoi media britanike.
Udhëtarët ishin të frikësuar kur një njeri filloi të citonte fraza si “Vdekja nuk është fundi”, tha një pasagjer.
Udhëtari tjetër pranoi se leximi i Biblës çoi në krijimin e panikut dhe tollovisë.
Ai gjithashtu tha se dikush i kishte kërkuar që të ndalonte “sepse ai po i frikëson njerëzit”, pas së cilës ai “ndaloi dhe qëndroi vetëm me kokë të ulur”.
Linjat e energjisë hekurudhore u blloluan, ndërkohë që pasagjerët “u vetë-evakuan” është raportuar nga policia. Trafiku hekurudhor në atë pjesë të Londrës u ndërpre deri në orët e pasdites. /tesheshi.com/