Autoritetet franceze hoqën flamurin e Bashkimit Evropian nga Harku i Triumfit në Paris, ngritja e të cilit më parë shkaktoi kritika të ashpra nga e djathta.
Të djathtët kanë akuzuar presidentin francez Emmanuel Macron dhe administratën e tij se kanë shkelur identitetin dhe trashëgiminë franceze duke vendosur flamurin e BE-së në Harkun e Triumfit, sepse ai ishte vendosur në vend të trengjyrëshit francez në natën e Vitit të Ri.
Me rastin e marrjes së presidencës nga Franca në Bashkimin Evropian, Harku i Triumfit dhe monumentet e tjera të Parisit si Kulla Eifel dhe Panteoni u ndriçuan gjithashtu me ngjyrat e flamurit të BE-së.
“Presidenca e Evropës, po, fshirja e identitetit francez, jo”, shkroi në Twitter Valerie Pecresse, një politikane konservatore dhe një nga rivalet më të mëdha të Macron në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë.
Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen tha se heqja e flamurit të BE-së ishte një fitore e madhe patriotike.
Por administrata e Macron tha se heqja e flamurit ishte planifikuar. /tesheshi.com/