Qeveria Zaev ka shënuar një akt të paprecedent duke emërtuar stadiumin më të madh të vendit me emrin e një këngëtari. Fjala është për Todor Tose Proeskin, i cili vdiq në një aksident me makinë në 2008 në Kroaci.
“Gjatë sesionit të 129-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, u mor vendimi për të riemërtuar stadiumin “Arena Kombëtare Filipi II” me emrin “Tose Proeskit” për nder të famës së së tij, i cili la gjurmë në historinë e muzikës maqedonase dhe atë rajonale”, shkroi Mile Boshjakovski, zëdhënës i qeverisë.
Stadiumi i Shkupit, në vitin 2009 u emërtua “Arena Kombëtare Filipi II”, dhe në vitin 2016 u emërtua “Telekom Arena”. Pas përfundimit të kontratës me kompaninë “Telekom”, u emërtua përsëri Filipi II.
Ai është objekti më i madh sportiv në Maqedoninë Veriore, me një kapacitet prej rreth 33,000 njerëzish.
Ky është ndër të rrallat raste në botë, në mos i vetmi, që një stadium futbolli merr emrin e një këngëtari.
Ngjashëm ishte rasti i stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë, i cili mbajti prej dekadash emrin e një heroi komunist pa asnjë lidhje me futbollin. Tashmë do të quhet thjesht “Arena Kombëtare”. /tesheshi.com/