Ndonjëherë kafshë shumë të ndryshme mes tyre, arrijnë të krijojnë lidhje dhe afksione me të vërtetë mbresëlënëse, të cilat i mësojnë shumë qenieve njerëzore, të cilët në shumë raste janë të zënë duke urryer apo sharë njëri-tjetrin.
Fotografi Robyn Malcolm ka qenë me fat të asistonte në një skenë fantastike që dëshmon një miqësi me të vërtetë të veçantë: mes një foke dhe një baleen.
Siç mund ta shikoni edhe në fotografi, foka përdor një balenë si tavolinë për të bërë sërf. I njëjti fotograf, në një moment të parë nuk kishte arritur të verente këtë fakt të pazakontë. “Balenat lëvizin me shumë kujdes dhe nuk e kasha vënë re se foka gjendej mbi balenën. Këtë fakt e vura re vetëm disa ditë më pas, ndërsa shikojë për herë të dytë fotografitë”,- thotë Robyn.
Sipas ekspertëve, ky është një moment me të vërtetë shumë i rrallë. Nuk ndodh çdo ditë të shikosh një fokë që bën xhiro mbi një balenë!/tesheshi.com/