Kreu demokrat Basha tha se ai, në kushte pushteti, do ndërhynte në Kushtetutë për ta kufizuar në mandatin e një kryeministri. Edhe pse s’është temë debati në politikë, fakti që Rama synon në tretin, ka bërë që njeriu i opozitës të shpallë diç të padiskutuar deri më sot.
“Kufizimin në dy mandate të kryeministrit unë do ta bëj ligj dhe nëse Kuvendi nuk do ta pranojë unë do ta shtroj në referendum. Nëqoftëse një kryeministër nuk e arrin në dy mandate atë që ka premtuar atëherë kur do ta bëjë më. Ideja do të jetë kufizimi i pushtetit me masa reale”, tha Basha në Opinion.
Kujtojmë se një mandat të tretë synonte dhe Berisha në 2013-ën. Pas dy mandateve si kryeministër, të tretin e donte nën moton politike “Shqipëria, vendi i zhvilluar”.
As atëherë e as me vonë, një çështje e tillë nuk është diskutuar kurrë në sallonet e politikës. E hap Basha, për të mos pranuar së paku teorikisht, një mandate të tretë nga Rama. /tesheshi.com/