Kinezja Wu Yajun punonte dikur në një fabrikë për 16 dollarë në muaj. Sot, pasuria e saj vlen rreth 8.3 miliardë dollarë.
Kjo e bën atë një ndër gratë më të pasura në botë.
Ajo fillimisht punoi si inxhiniere e diplomuar në fabrikë, dhe më vonë si gazetare, deri sa themeloi një agjenci të pasurive të paluajtshme. Në vitin 2017, kompania e saj realizoi një të ardhur prej 10.7 miliardë dollarësh, shkruan Business Insider.
Si arriti Wu Yajun që të vinte në pozitën e gruas më të pasur në botë?
Kur më në fund arriti të blinte apartamentin e saj të parë, ajo u ballafaqua me një seri problemesh si mungesa e gazit në apartament, ndriçimi i dobët ose problemet me një ashensor në ndërtesë.
Dhe kjo e inkurajoi për të themeluar me bashkëshortin e saj “Longfor Properties”, një kompani të pasurive të patundshme,
Prona e parë banesore e kompanisë u shit në vitin 2007 me 157 dollarë për metër katror, që ishte edhe dyfishi i të ardhurave mesatare që një familje kineze kishte në baza mujore.
Përveç kësaj, “Longfor” është një nga qendrat kryesore tregtare në Kinë. Selia e kompanisë është në Hong Kong dhe vepron në 47 qytete anembanë vendit.
Wu Yajun, sipas indeksit të Bloomberg sot, është gruaja më e pasur në botë me një pasuri prej 8.3 miliardë dollarësh.
Kur u divorcua nga burri me të cilin themeloi kompaninë, ajo humbi rreth 3 miliard dollarë, por kjo nuk ndikoi shumë në suksesin e saj.
Por nuk mbarron gjithçka këtu. Wu Yajun jeton në pension. Kur mediat raportuan në vitin 2003 për njerëzit më të pasur të Kinës dhe botës, emri i saj u shkrua gabimisht sepse nuk kishte asnjë informacion rreth saj.
Kur e pyetën se përse e shmangte publicitetin, ajo tha: “Epo, nuk kam asgjë për të folur, unë jam vetëm një person i përqendruar në punën time”. /tesheshi.com/