Një nënë e re ka rrezikuar jetën e një foshnje vetëm 9 muajshe. Për shkak të neglizhencës së nënës së saj vogëlushi është djegur në 30% të trupit, pasi e ëma u përpoq ta freskonte atë në pishinë, duke e larë me pompë. Por nëna mesa duket kishte harruar një detaj shumë të rëndësishëm. Faktin që pompa e ujit ndodhej në diell dhe që uji mund të ishte i nxehtë.
Pa e menduar këtë, ajo i ka hedhur ujin e përvëluar djalit. “E dëgjova të qajë”, është shprehur e ëma e Nicholas Woodger duke shtuar se mendoi për një moment se ishte një trill i fëmijës.
“Nuk e mendova për asnjë moment se ai ishte djegur”, ka thënë ajo, shkruan The Sun. Policia e ka pranuar ngjarjen si një incident, duke paralajmëruar nënën e fëmijës që të tregojë kujdes në raste të tjera, pasi mund edhe të arrestohet. /tesheshi.com/