Kush ka thënë se lotët sjellin vetëm trishtim? Sigurisht që nuk e kanë thënë shkencëtarët e Universitetit Tilburg në Holandë, sipas së cilëve, ‘një e qarë e mirë’ mund të na ndihmojë të zgjidhim një pjesë të madhe të problemeve të kemi.
Nga pikëpamja shkencore, ndërsa prodhon lotët, organizmi ynë çliron një hormon të quajtur oksitocinë, e cila na mbush me pozitivistet, pasi pushojmë së qari. Për të treguar dhe vërtetuar këtë fakt, studiuesit kanë vëzhguar një kampion prej 60 personash femra e meshkuj, të cilëve iu është kërkuar të filmohen ndërsa shikonin nj film të trishtuar.
Mes filmave nuk mungonte as “Hachiko”, një film i vitit 2009 me Richard Gere, i cili ka provokuar shpërthim lotësh në 60% të rasteve. Në film rrëfehet historia e miqësisë dhe besnikërisë mes një profesori kolegji dhe një qeni të braktisur. 40% e personave të tjerë të marrë në studim kanë qarë pasi kanë parë filmin italian “La vita è bella”, të Roberto Benigni.
Meshkujt, ashtu si edhe pritej, kanë qenë ata që i kanë mbajtur më shumë lotët, ndërsa femrat kanë qarë pa u frenuar. Ndër të tjera, oksitocina është një hormon që stimulon kontraktimet e muskulit të mitrës, ndaj femrat kanë një nivel të përgjtihshëm deri në 30% më shumë oksitocinë se meshkujt.
Në çdo rast, 20 minuta pas qarjes, njerëzit kanë shprehur një rritje të humorit, në ndryshim me ata që nuk kanë pasur asnjë lloj reagimi gjatë kohës që kanë parë filmat. Pas një ore, të marrët në studim, të cilët kanë qarë, kanë rrëfyer se ndiheshin në qiellin e shtatë, pra tejet të lumtur.
“Një e qarë e mirë mund të na bëjë me të vërtetë të ndihemi më mirë në orët në vijim”,- konfirmojnë studiuesit. Kërkimi, i drejtuar nga profesor Asmir Gracanin, është publikuar në revistën shkencore Motivation and Emotion./tesheshi.com/