Një delegacioni i Bashkimit Europian që ndodhet prej së enjtes në Tiranë, përcolli mesazhin e radhës për bashkëpunim mes palëeve në kapërcimin e krizës politike.
“Është koha që dy palët politike të bëhen bashkë për të mirën e vendit. Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera u takua me përfaqësues të opozitës për t’u njohur me qëndrimet e tyre për situatën politike në Shqipëri përpara përgatitjes së raportit të vitit 2019″, u tha në mesazh, ku u përcoll dhe fotoja e një takimi me znj. Calavera dhe një përfaqsie nga opozita.
Reagoi menjëherë kryeministri Rama, duke e nisur mesazhin e tij me fjalët “plotësisht dakort”.
“Plotësisht dakord me delegacionin e BE: Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore, vota e emigrantëve, votimi/numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës, duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!”, shkruan Rama. /tesheshi.com/