Të gjitha gazetat gjermane, nxjerrin në ballinë,skandalin e përplasjes mes Valon Behramit dhe Johan Djorout. Dy bashkëlojtarët e Hamburgut, u kapën pas pjesës së parë të ndeshjes së humbur 2:0 nga Wolfsburgu.
“Skandal i ri në Bundesligë”, ishte titulli kryesor i gazetës ‘Bild’.
Drejtori sportiv i Hamburgut, Dietmar Beiersdorf, ka konfirmuar incidentin, duke thënë se të dy lojtarët do të dënohen.
Dy lojtarët e Zvicrës u përplasën fizikisht në zhveshtore, mirëpo asnjëri nga lojtarët nuk kanë thënë asgjë për incidentin. /tesheshi.com/