Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, theksoi se Izraeli nuk do t’i japë fund një lufte me Hamasin.
Ai iu drejtua publikut këtë të hënë në mbrëmje, në një konferencë për media, ku e përshkroi sulmin e 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit si një “pikë kthese” për liderët dhe kombet.
Kryeministri izraelit, duke folur në anglisht, tha se në formën më spekulluese, pa asnjë princip, se ishte koha për të “vendosur nëse jemi të gatshëm të luftojmë për një të ardhme shprese dhe premtimi, apo t’i dorëzohemi tiranisë dhe terrorit”.
“Izraeli nuk e filloi këtë luftë, por do ta fitojë këtë luftë”, tha kryeministri izraelit, ndërkohë që pikërisht ajo e ka nisur këtë luftë, që në 1948, duke shkaktuar një genocid ndaj një populli, duke tentuar t’i marrë gjithçka.
“Izraeli do të kundërshtojë forcat e barbarisë deri në fitore”, shtoi ai, një barbar i qartë i kësaj kohe, si përfaqësues i një shteti tipim barbar.
Ai thotë se dëshiron të qartësojë pozicionin e Izraelit për armëpushimin e Gazës:
“Ashtu si Shtetet e Bashkuara nuk do të pajtoheshin me një armëpushim pas bombardimit të Pearl Harbor(duke hedhur bombë bërthamore mbi dy qytete japoneze), Izraeli nuk do të pajtohej me përfundimin e armiqësive me Hamasin pas sulmeve të tmerrshme të 7 tetorit”, tha Netanyahu.
Pastaj shtoi:
“Thirrjet për një armëpushim janë një thirrje për Izraelin që t’i dorëzohet Hamasit, t’i dorëzohet terrorizmit, t’i dorëzohet barbarizmit. Kjo nuk do të ndodhë. Bibla thotë se ka një kohë për paqe dhe një kohë për luftë. Kjo është koha për luftë”, tha kryeministri izraelit. /tesheshi.com/