Fuqia magnetike vazhdon të shënojë rekorde të reja në transportin hekurudhor. Treni i parë që veproi nëpërmjetë fuqisë magnetike ishte në vitin 2004 në Shanghai dhe shkoi deri në 430 km në orë.
Fuqia magnetike në këtë rast mundëson lundrimin e trenit mbi shinat, pa i prekur ato. Magnetët e ngarkuar elektrikisht krijojnë zbrapsjen e trenit duke e mbajtur atë në ajër dhe mungesa e fërkimit midis trenit dhe shinave mundëson një rritje të dyfishtë të shpejtësisë. ]
Mendohet se deri në vitin 2045 këto lloj trenash do të mund të përdoren lehtësisht dhe distance kohore nga Tokio në Osaka do të bëhet për një orë, pra gjysmën e kohës që duhet për ta bërë ditëve të sotme. /tesheshi.com/