Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Dy vargjet e rralla ku përmblidhet e gjithë historia e shqiptarëve

Ekzistojnë dy vargje të cilat do ia vlenin të gdhendeshin diku, afërmendsh në Muzeun Kombëtar; por çuditërisht ato pak njihen edhe pse vijnë nga pena e një poeti me emër, që ndoshta po të kishte qenë në radhët e rilindasve të mëdhenj, do njiheshin më tepër e do kishin më shumë famë, si përshembull vargjet e Pashko Vasës a të Naimit.

Bëhet fjalë për poetin Xhevahir Spahiu, i cili të gjithë historinë e shqiptarëve e ka përmbledhur e shprehur në dy vargje vërtet brilante.

Dhe ato janë: “Tehut të shpatës kemi ecur rrufe, pastaj shpata ka ecur mbi ne!”

Eshtë mjeshtërisht aq poetike dhe emocionale, sa e bën dhe më të pahonepsshme aksiomën e historiografisë komuniste: “Populli unë e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë!”

Veç shpatës asgjë tjetër nuk i bashkon këto dy kumte, e para mrekullisht shumë fine dhe e dyta llahtarisht shumë e trashë. /tesheshi.com/               

auto pjese dak

Related posts