Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dy mijë fëmijët e ndarë nga prindërit prej politikës Trump: mes (ç)njerëzores dhe ligjores

by te Sheshi
17/06/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Dy mijë fëmijët e ndarë nga prindërit prej politikës Trump: mes (ç)njerëzores dhe ligjores

Kryeprokurori Jeff Sessions thotë se politika nuk ka të bëjë me “të qënit të këqinj’” me fëmijët, ndërsa një kardinal amerikan deklaroi: Të ndash fëmijët nga nënat është imorale.

Banorët e Casa Padre, strehë emigrantësh për djemtë e pashoqëruar të moshës 10 deri në 17 vjeç, në Teksas, shihen në këtë fotografi të mundësuar nga departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane.

Pothuajse 2 mijë fëmijë janë ndarë nga familjet e tyre në kufirin jugor amerikan përgjatë një periudhe prej gjashtë javësh gjatë bllokimit të hyrjeve të paligjshme. Shifra vjen nga departamenti për Sigurinë e Brendshme, siguruar nga “Associated Press”.

Shifra tregon se 1995 minorenë u ndanë nga 1940 të rritur midis 19 prillit dhe 31 majit 2018. Ndarjet nuk janë klasifikuar sipas moshës dhe përfshijnë ndarje për shkak të hyrjes së paligjshme, shkeljeve emigratore apo sjelljes së mundshme kriminale nga i rrituri.

Nën politikën “tolerancë zero”, njoftuar nga prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions, zyrtarët e departamentit të sigurisë së brendshme tashmë po ia referojnë të gjitha rastet e hyrjes së paligjshme në vend ndjekjes penale. Protokolli në SHBA ndalon mbajtjen e fëmijëve me prindërit e tyre, pasi fëmijët nuk ngarkohen me vepër penale, ndërsa prindërit po.

Sessions e njoftoi këtë përpjekje më 6 prill dhe siguria e brendshme nisi referimin e çështjeve të para në fillim të majit, duke zbatuar efektivisht politikën.

Që prej asaj kohe, histori të fëmijëve të ngashëryer që zhvateshin nga krahët e prindërve të tyre të frikësuar dolën në shtyp dhe politika e administratës Trump u kritikua gjerësisht nga grupe të kishës, politikanë nga të dyja anët e spektrit dhe avokatët e të drejtave të fëmijëve. Në Kongres vijon të zjejë një betejë e re, pjesërisht edhe për shkak të kësaj çështjeje.

Disa avokatë të emigrantëve kanë thënë se gratë po ndahen nga fëmijët e tyre foshnje – një akuzë që mohohet kategorikisht nga zyrtarët e sigurisë së brendshme dhe departamentit të Drejtësisë. Këta zyrtarë thonë po ashtu, se po tregohet kujdesi i duhur për fëmijët dhe hedhin poshtë raportimet për kaos dhe keqtrajtime në kufi.

Shifrat e reja bëjnë fjalë për njerëzit që u përpoqën të hyjnë në Shtetet e Bashkuara midis pikëkalimeve, pasi azil-kërkuesit që shkojnë drejtpërdrejt në kalimet zyrtare të kufirit nuk ndahen zakonisht nga familjet e tyre.

Një numër i vogël reporterësh pati akses të kontrolluar imtësisht në një nga qendrat e ndalimit të emigrantëve ku disa fëmijë qëndronin të ndarë forcërisht nga prindërit e tyre, ose që kishin kaluar të vetëm kufirin. Një citim i presidentit Barak Obama shkruhej në një mur në qendrën Casa Padre në Brownsville në Teksas. Në të deklarohet në anglisht dhe në spanjisht: “Ne jemi dhe do të jemi gjithnjë një komb emigrantësh”.

Një citim nga Trump në mur thotë: “Ndonjëherë duke humbur një betejë, gjen rrugën e re për të fituar luftën”. Shumë prej 1500 fëmijëve në këtë qendër, një ish-supermarket, mund të binin me më shumë gatishmëri me një pjesë të fjalimit të Obamës në vitin 2014 që nuk është i shkruar në mur: “Sistemi ynë i emigracionit është i prishur – dhe të gjithë e dinë këtë”.

Kushtet në qendrat e ndalimit, të përkohshme dhe të mbipopulluara u vunë në qendër të vëmendjes katër vjet më parë, kur administrata Obama u mundua të përballonte një fluks minorenesh të pashoqëruar. Këtë radhë, sidoqoftë, politika e qartë se ndarjes së familjeve po kontribuon në një krizë të re.

Kryeprokurori e mbrojti politikën e emigracionit të administratës Trump gjatë një fjalimi në Indiana duke thënë se nuk ka të bëjë me “të qënit të këqinj” me fëmijët.

“Politikat tona shkurajojnë njerëzit nga marrja me vete e fëmijëve të cilët durojnë gjithë atë rrugëtim të rrezikshëm”, tha Sessions. “Çdo gjë që po bën ‘lobimi për kufij të hapur’ është të inkurajojë këtë dhe të vendosë në rrezik fëmijët”.

Por ndarja e gjatë dhe ndalimi rrezikon të traumatizojë fëmijët që edhe pa to, janë duke iu arratisur situatave të ankthshme në vendet e tyre amtare, thotë Luis Zayas, një profesor i psikiatrisë nga universiteti i Teksasit.

Strategjia po i përgatit fëmijët për “shenja psikologjike që do të duan një jetë të tërë të zhbëhen”, tha ai. “Trauma dhe stresi ndikojnë në gjurmët e rritjes së trurit”. Kjo mund të shkaktojë mangësi në vendimmarrje, zhvillimin social dhe aftësinë intelektuale. “Është vërtet një qasje jo-njerëzore për të menaxhuar krizën e refugjatëve”, thotë Zayas.

Një seri protestash u organizuan nga grupe në mbrojtje të familjes në gjithë Shtetet e Bashkuara gjatë kësaj jave. Kardinali Daniel DiNardo, lëshoi një deklaratë ku thuhet se “ndarja e foshnjave nga nënat e tyre nuk është përgjigje dhe është imorale”.

Casa Padre është e mbushur plot, me djem të moshës nga 10 deri në 17 vjeç. Qëndrimi mesatar aty është 52 ditë përpara se djemtë të vendosen me një sponsor.

Gjykata federale në McAllen, një qytet tjetër kufitar në luginën Rio Grande, po mbushet plot me emigrantë që përballen me akuza për hyrje të paligjshme, shumë prej të cilëve janë prindër. Një burrë nga Guatemala i akuzuar për hyrje të paligjshme ndryshoi deklaratën e tij pasi iu ofrua shpresë më e mirë për t’u bashkuar me djalin e tij 11-vjeçar, sipas “Washington Post”. Një person tjetër nga Hondurasi vrau veten në burg muajin e kaluar në Teksas pasi u nda nga gruaja dhe djali i tyre trevjeçar.

Një avokate tha për kanalin CNN se ajo kishte intervistuar një grua nga Hondurasi që përballej me padi penale e cila ishte ngashëryer duke treguar sesi zyrtarët ia morën vajzën e saj ndërsa ajo po i jepte për të pirë gji në një qendër ndalimi. Gruaja tha se i ishin vënë prangat kur kishte kundërshtuar.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Next Post
Zvicra gjysmëshqiptare, kockë e fortë për Brazilin: barazim fatal 1-1

Zvicra gjysmëshqiptare, kockë e fortë për Brazilin: barazim fatal 1-1

Fenomeni i çuditshëm, vdekja e stilistes sjell rritjen e çmimit të çantave të saj

Fenomeni i çuditshëm, vdekja e stilistes sjell rritjen e çmimit të çantave të saj

Emri i ri, nacionalizimi maqedonas kall Shkupin (foto & video)

Emri i ri, nacionalizimi maqedonas kall Shkupin (foto & video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni