Kur dhe dy ditë na ndajnë nga dhënia e verdiktit përfundimtar të Komisionit të Venecias mbi aktin e presidentit Meta për anullimin e 30 Qershorit, nr.2 i mazhorancës, Taulant Balla, ka dhënë mesazhin se është momentin për të heshtur nga ajo që do vijë nga ana tjetër e Adriatikut.
“Kam dëgjuar një lum kritikash ndaj Komisionit të Venecias. Kur Komisioni i Venecias flet, të gjithë duhet të heshtin. Verdikti i Komisionit të Venecias duhet të pritet me respekt. Komisioni i Venecias ka bërë ekspertizë të gjithëpranuar”, u shpreh Balla.
Siç dihet, në një draft-vendim, Venecia e gjeti kreun e shtetit me shkelje kushtetuese për 30 Qershorin, e zgjedhjet në këtë ditë i quajti legjitime. Por Meta as këtë qëndrimtë Venecias nuk e pranoi, duke i diktuar qëndrimin e tij e thënë madje se ajo (Komisioni i Venecias), kishte tejkaluar kompetencat. Madje madje, aludoi dhe në “çmendurinë” e këtij komisioni. /tesheshi.com/