Një ditë pasi presidenti Meta lëshoi një spot anti-Dvoran, kreu i KED-it tha se ngërçi nuk zgjidhet me filma. I sapodalë nga Prokuroria ku i thirr pas paraqitjes së Metës një ditë më parë, kreu i KED-it deklaroi se “nuk është e mira që t’i shtrojnë çështjet ligjore me produkte artiske e filma, por në rrugë ligjore tek organet e ligjit”.
“Prokurorët po kryejnë verifikime, kaq mund të them unë, kam dhënë shpjegime, nuk ka nevojë për të paraqitur prova, pastaj e vlerësojnë vetë prokurorët”, tha Dvorani.
Më tej ai shpotiti Metën për protagonizmin e tij të shfrenuar publik, kur deklaroi se “në Shqipëri duhet të mësoheni të gjithë se ligji është i barabartë për të gjithë. Nuk ka arsye të dal e të them se erdha te prokurori. Nuk ka asgjë për t’u mburrur. Ky është detyrim.
Personat publikë duhet të jenë shumë seriozë. Unë nuk kam nevojë për vëmendje dhe nuk kam nevojë për publicitet. Unë jam gjyqtar, nuk kam nevojë për elektorat”, tha Dvorani.
Kujtojmë se Ardian Dvorani është gjykatësi që nuk ka pranuar pafajësinë e Metës në rastin e videopërgjimit të të ndjerit Dritan Prifti, e se ka kërkar dhe ekspertizë nga SHBA për filmimin e bujshëm. /tesheshi.com/