Kreu i KED-it Ardian Dvorani, shënjestra e presidentit Meta këto dite, bashkë më cilësimin “mafioz”, foli në Top Talk të TCH një ditë pas padisë ngritur për ta nga kreu i shtetit, ku shfaqi habi mbi çuarjen e padisë në tre prokurori njëherësh.
“Nuk kam parë që një kallëzim t’i drejtohet 3-4 Prokurorive njëherësh. Përgjithësisht ata që janë profesionistë dhe e njohin ligjin e Kushtetutën, pretendojnë dhe e dinë se cila është prokuroria kompetente për dorëzuar një kallëzim penal”, tha Dvorani.
Më tej, duke dhënë të kuptuar se ajo nuk duhet të pranohet nga asnjë prej prokurorive, pasi vendimet e KED-it janë kolegjiale e jo personale, Dvorani përcolli këtë mesazh për kolegët e hetimit në drejtësi.
“Prokurori nuk duhet të mendojë se kush do të jetë kryetari i KED vitin tjetër, nuk duhet të mendoj fare se kush është kallëzuesi, por duhet të respektojë Kushtetutë”, tha Dvorani. /tesheshi.com/