Burimet e planetit tonë nuk janë të palimituara, e megjithatë jetojmë çdo ditë sikur çdo gjë që kemi nuk ka një fund, duke e shfrytëzuar ambientin pa pasur kujdes për faktin se veprimet tona mund të na çojnë në një të ardhme me pasoja negative.
Janë gjithmonë e më të shumtë artistët dhe sipërmarrësit, apo qytetarët e thjeshtë, të cilët vendosin të impenjohen për kujdesen ndaj natyrës e ambientit, dhe i tillë me siguri është edhe Elisabeth Buecher, një franceze e cila jeton në Londër, qytet në të cilin merret me instalimin, duke përzier teknologjinë moderne me atë tradicionale.
Ka qenë pikërisht Elisabeth ajo që ka shpikur dushin gjenial të quajtur “My shower is a green warrior” (Dushi im është një luftëtar i gjelbër), me qëllimin e sensibilizimit kundër harxhimit të kot të ujit. Funksionimi është sa i thjeshtë edhe efikas: 4 minuta pasi keni nisur të bëni dush, do të detyroheni të dilni nga tualeti.
Ajo që ndodh është me të vërtetë interesante. Disa tenda, të cilat janë formuar si gjemba, fryhen gjithmonë e më shumë, sa herë që uji bie mbi to, duke ju zënë të gjithë hapësirën në të cilën po laheni. Momentalisht, kjo strukturë nuk ka dalë ende në shitje./tesheshi.com/