Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Drejtuesit e hipotekës, ministri teknik i Drejtësisë përplaset me Edi Ramën. Urdhëri që pezullon dorëheqjet…

by te Sheshi
04/08/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Drejtuesit e hipotekës, ministri teknik i Drejtësisë përplaset me Edi Ramën. Urdhëri që pezullon dorëheqjet…

Shënohet përplasja e parë e fortë mes ministrit teknik të Drejtësisë, Gazment Bardhi, dhe Kryeministrit Edi Rama.

Bardhi, i cili po drejton Ministrinë e Drejtësisë, bazuar në marrëveshjen e 17 majit mes Kryeministrit Rama dhe Kreut të PD-së Lulzim Basha,  ka kundërshtuar dorëheqjet e drejtuesve të zyrave të hipotekës në rrethe, pas thirrjes së Kreut të Qeverisë.

Përmes një vendimi, ministri Bardhi ka pezulluar miratimin e dorëheqjeve të Kryeregjistruesve që ju bindën thirrjës së Ramës. Ai thotë se nëse ka shkelje ligjore drejtuesit e Hipotekave duhet të largohen nga detyra duke u shkarkuar dhe duke mbajtur përgjegjësi për veprimet e tyre, jo duke “shpëtuar” përmes dorëheqjes.

Tre grupe kontrolli nga Ministria e Drejtësise do të inspektojnë punën e tyre brenda 10 ditëve e nëse konstatohen shkelje, zyrtarët do të shkarkohen duke marrë me vete dhe përgjegjësitë ligjore.

“Ministri Gazment Bardhi urdhëron ZQRPP, që nën mbikëqyrjen e inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, të ushtrojnë kontroll dhe inspektim të punës së Regjistruesve në 6 muajt e fundit, dhe të evidentojnë të gjitha shkeljet e kryera prej tyre. Ai vlerëson se zyrtarët publikë që shkelin ligjin dhe të drejtat e qytetarëve, duhet të lagohen me masë disiplinore “shkarkim nga detyra” dhe jo me dorëheqje”, thuhet në njoftimin e Ministrissë së Drejtësisë.

Reagimi i Ministrisë së Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, është njohur sot me kërkesën për dorëheqje të Regjistruesve të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës, Vlorës, Kukës, Dibër, Elbasan, Tropojë, Has, Mat, Kuçovë, Bulqizë, Lezhë, Kurbin, etj.

Duke vlerësuar se dorëheqjet vijnë në vijim të konstatimit publik të Kryeministrit të Shqipërisë, se këta funksionarë publikë kanë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëve, duke konsumuar një tallje kolektive dhe individuale me njërëzit, Ministri i Drejtësisë ka marrë një vendim të ndërmjetëm, për pezullimin e procedurave të miratimit të dorëheqjes së tyre, deri në përfundimin e një hetimi të plotë administrativ mbi veprimtarinë e këtyre funksionarëve publikë. Kjo masë vjen në kuadër të detyrimit moral dhe ligjorë që kanë autoritetet publike, që kur konstatojnë shkelje të të drejtave të qytetarëve, të mos pranojnë dorëheqjen e zyrtarëve, por t’i bëjnë ato t’i nënshtrohen pasojave që parashikon ligji.

Për këtë qëllim, Ministri Bardhi, ka urdhëruar Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që nën mbikëqyrjen e inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, të ngrejë 3 grupe kontrolli, me qëllim inspektimin e veprimtarisë së Regjistruesve në ZVRPP përkatëse. Afati i ushtrimit të kontrollit është 10 ditë nga hyrja në fuqi e urdhrit. Gjatë kësaj periudhe, me qëllim mos pengimin e veprimtarisë së grupeve të kontrollit dhe vijimin normal të punës në ZVRPP, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të Regjistruesve përkatës, deri në përfundimin e hetimit administrativ.

Ministri i Drejtësisë shpreh vendosmërinë e tij se të gjithë Regjistruesit e ZVRPP që kanë kryer shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe kanë cenuar të drejtat e ligjshme të qytetarëve shqiptar, do të largohen nga detyra me masë disiplinore “Shkarkim nga detyra”, me qëllim shmangien e ushtrimit të funksioneve publike në të ardhmen. Që nga data e fillimit të detyrës së tij dhe deri më sot, Ministri Bardhi ka urdhëruar shkarkimin nga detyra të rreth 1/4 së të gjithë Regjistruesve të ZVRPP dhe garanton se nuk do të hezitojë ta bëjë këtë në asnjë rast kur konstatohet cenimi i interesave të qytetarëve apo abuzimi me detyrën.

Për Ministrin e Drejtësisë z. Gazment Bardhi, zyrtarët publikë që cenojnë interesin e qytetarëve shqiptar, apo që kryejnë shkelje të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve, deri në nivelin e talljes kolektive me to, nuk mund të largohen me akt dinjiteti, pra me dorëheqje. Largimi i tyre nga detyra, duhet të jetë një përpjekje e autoriteteve përgjegjëse për të zhdëmtuar cenimin e dinjitetit të qytetarëve, duke i larguar këta zyrtarë me masë disiplinore “shkarkim nga detyra”, apo duke përcjellë informacionin për shkeljet e tyre në organet kompetente. Kjo do të pamundësonte, që në rrethana të caktuara, apo për qëllime politike të momentit, këta funksionarë të riktheheshin në funksione publike në administratë shtetërore dhe të bëheshin premisë për cenimin e interesit të qytetarëve përsëri në të ardhmen.

Ministria e Drejtësisë shpreh të gjithë angazhimin e saj institucional në mbrojtjen e të drejtave të qyetetarëve dhe ndëshkimin e çdo zyrtari publikë që abuzon me qytetarët. Në këtë drejtim, Ministri i Drejtësisë z. Bardhi paralajmëron çdo punonjës të ZVRPP të bëjnë kujdes në ushtrimin e detyrës dhe të veprojnë me përgjegjshmëri në zbatimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve, përndryshe do të përballen pa asnjë diskutim me pasojat e shkeljes së ligjit. /tesheshi.com/

Tags: doreheqjeEdi Ramagazment bardhihipoteka

Related Posts

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare
Gjeopolitikë

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Next Post
Veton Surroi: Në Kosovë nuk ka krizë, por vetëm shantazh ndaj PDK-së

Veton Surroi: Në Kosovë nuk ka krizë, por vetëm shantazh ndaj PDK-së

Zjarrëvëniet, policia arreston një çoban…

Zjarrëvëniet, policia arreston një çoban…

Krateret misterioze nga Siberia ruse parashikojnë probleme shqetësuese për të gjithë planetin

Krateret misterioze nga Siberia ruse parashikojnë probleme shqetësuese për të gjithë planetin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni