Një tronditje e madhe ka goditur futbollin algjerian, ku si pasojë e plagëve të marra në fushë ka humbur jetën një futbollist 17-vjeçar, Wassim Jazzar.
Ky lojtar i ri ofensiv ishte duke luajtur për skuadrën e re të klubit të tij Wadi El Maa, kur mori një goditje në kokë gjatë një aksioni sulmues.
Mbrojtësi ka tentuar të largojë topin përballë Jazzarit, i cili në shpejtësi e ka topin marrë me gjoks, por nuk ka mundur të shmangë goditjen e kundërshtarit në kokë.
Dëme shtesë ka shkaktuar rënia, pas së cilës futbollisti i ri ka goditur kokën në tokë, pasi që nga goditja e parë ka humbur ndjenjat.
🚨 Tragedia en Argelia por el fallecimiento de un joven jugador de 17 años tras una grave patada durante el partido
DEP Wassim Jazzar 🕊️ pic.twitter.com/Pg9f7hAehh
— ÁFRICA FUTBOLERA (@AfricaFutbolera) March 24, 2024
Duke qenë se nuk kishte shërbime mjekësore në terren, Jazzar u dërgua në spital me një makinë private.
Ata luftuan për jetën e tij atje, por pa dobi, madje Mundo Deportivo mori informacione se futbollisti i ri kushte vdekur tashmë në fushë. /tesheshi.com/