Parlamenti britanik kundërshtoi një tjetër propozim mbi Brexit ofruar nga kryeministrja Theresa May, pas rënies dakord të kësaj të fundit me Bashkimin Evropian.
Marrëveshja Brex u kundërshtua u rrëzua me 242 vota pro dhe 391 kundër.
Ndër reagimet e para të këtij zhvillimi gati apokaliptik në planin politik, ishte ai i ministrit të jashtëm gjerman, Heiko Maas, i cili tha se Britania po lëviz më pranë largimit nga BE pa një marrëveshje, duke theksuar se të dyja palët tani duhet të përqëndrohen në përcaktimin e marrëdhënieve të tyre të ardhshme pas Brexit.
“Natyrisht, ne shpresojmë se në 17 ditët e ardhshme do të vazhdojmë të jemi në gjendje të shmangim një dalje të çrregullt”, tha Maas.
Ai shtoi se ai tani duhet të presë dhe të shohë se si do të zhvillohet situata politike në Britani.
“Nuk mund të spekulojmë. Parlamenti britanik ka gjithçka në duart e veta”, tha ministri i jashtëm gjerman. /tesheshi.com/