Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

DOSSIER/ 26 maji 1996, si u shmang afrimi i Shqipërisë me BE nga manipulimi i dhunshëm i zgjedhjeve

by te Sheshi
26/05/2015
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 6 mins read
A A
DOSSIER/ 26 maji 1996, si u shmang afrimi i Shqipërisë me BE nga manipulimi i dhunshëm i zgjedhjeve

Nga Ylli Pata

U mbushën plot 19 vjet nga një histori e shëmtuar, ndër më të shëmtuarat, ndoshta më e rënda e të gjithë tranzicionit shqiptar të stërgjatur. Më 26 Maj 1996, pushteti i ardhur si shpresë e madhe që përmbysi sistemin komunist vetëm 4 vjet më parë, rrëzoi institucionin vital të sistemit të ri-zgjedhjet.

servet pellumbiiMë 6 nëntor 1995 në Shqipëri u zhvillua referendumi për miratimin e një project-kushtetute të hartuar nga Presidenti Sali Berisha dhe një grup i ngritur nga ai, i cili nuk mori dot miratimin e dy të tretave të Kuvendit, si pasojë e daljes nga koalicioni qeveritar të PSD-së së Skënder Gjinushit. Berisha e dërgoi draftin në një referendum popullor, ku fushatën e miratimit e udhëhoqi personalisht. Dhe në fund ky projekt u kundërshtua nga 52 përqind e shqiptarëve. Kryetari i Partisë Demokratike, Eduard salami, pas humbjes kërkoi reforma në vend duke kërkuar të marrë përgjegjësinë e drejtimit të qeverisë dhe largimin e qeverisë “Meksi”. Presidenti nuk pranoi dhe Selami u largua nga Shqipëria. Pas kësaj, Berisha e pa që realisht kishte humbur besimin jo vetëm të partisë së tij por edhe të qytetarëve. Zgjedhjet normale nuk do t’i jepnin ripërtëritjen e mandatit.

Por siç kishte ndodhur shpesh kishte një koecidencë me Serbinë sa herë që kishte problem në vend. Në Beograd opozita u ngrit duke akuzuar Sllobodan Millosheviçin për abuzim me pushtetin, manipulimin  e medias publike dhe vjedhjen e zgjedhjeve. Në kryeqytetin e Serbisë një numër i madh qytetarësh u ngritën për të denoncuar pushtetin, por u përballën me një dhunë të pashembullt. Shpresa për një ndryshim në Beograd që do të sillte pasoja edhe në Kosovë, u zbeh pasi u instalua një regjim ushtarako-policor brutal.

Në vitin 1996 Shqipëria si vend që kishte bërë hapa të shpejtë drejt integrimit në NATO dhe BE, ishte shumë afër, po shumë afër firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europin, gjë që do ta afronte së tepërmi anëtarësimin, ndoshta në një kohë me Kroacinë që kishte kaluar një luftë dhe natyrisht kishte aplikuar krimet ndoshta të pashmangshme që sjell një konflikt i armatosur.

Edhe sot e kësaj dite dëshmitarë eminent të asaj që ndodhi 19 vjet më parë janë disa aktorë të rëndësishëm, që janë gjallë dhe protagonistë. Disa normalisht i ka mënanuar koha.

E para është një zonjë, një diplomate britanike, e cila më 26 maj 1996 ishte kreu i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it. Bëhet fjalë për zonjën  Audrey Glover, e cila si për ironi të fatit është caktuar me të njëjtën detyrë për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Në fakt, të njëjtën detyrë, por jo me peshën e sotme e kreu me 28 qershor 2009 në zgjedhjet parlamentare. Dëshmitar tjetër eminent është Sali Berisha, Presidenti i atëhershëm i Republikës, protagonist dhe përgjegjësi për gjithçka që ndodhi 26 majin 1996. Sot është deputet i PD-së i tërhequr nga drejtimi por jo nga jeta aktive politike. Dëshmitarë eminent të tjerë janë edhe Kastriot Islami, atëherë drejtues i aksionit elektoral të opozitës dhe Arben Imami, një nga viktimat kryesore të dhunës brutale të pushtetit-që të dy sot janë deputetë të Partisë Demokratike. Ka edhe dëshmitarë të tjerë, por këto që u përmendën ishin protagonistët kryesorë.

Po çfarë ndodhi më 26 maj 1996 dhe si u arrit deri tek ajo marrëzi që prishi gjithçka të mirë të krijuar për 4 vitet e para të demokracisë postkomuniste të brishtë shqiptare?

Kronologjia

I paralajmëruar që në fushatën elektorale, përballja e pushtetit me rivalët e tij ishte e egër. Opozita kishte kryetarin e saj në burg, të dënuar për përvetësim indirect në favor të të tretëve por i cilësuar si “i burgosur politik” nga Amnesty International. Regjenca e komanduar e opozitës realisht nuk zhvilloi dot fushatë normale pasi struktura paramilitare të “errëta” dhunuan në disa raste përfaqësuesit e opozitës gjatë fushatës në rrethe. Kjo ndodhi me Sërvet Pëllumbin e Namik Doklen në Mallakastër, Gjergj Zefin dhe Arben Imamin në Shkodër dhe Elbasan, Nikollë Lesin në Lezhë etj. Por dita e 26 majit nisi me një operacion të përqëndruar. Në orët e para të mëngjesit,  trupa jo policore por të posaçme, të përbëra nga struktura të Shërbimit Informativ Kombëtar, shërbimit sekret ushtarak dhe strukturave të tjera, që operacionalisht. drejtoheshin nga strukturat e Policisë Kriminale, ku në krye të tyre ishtë zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agim Shehu, në të gjithë Shqipërinë, ndërmorën disa arrestime numeroze ndaj disa komisionerëve të opozitës, të cilët realisht ishin një kontigjent i atyre që njiheshin si “të fortë”.

Rrugët e Shqipërisë u mbushën me trupa të armatosura me kallashnikovë dhe me maska. Kam qenë dëshmitarë i një incidenti të rëndë në Shkodër me një anëtar të Parlamentit të Francës, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Europiane,. Jean Vallen, ndaj të cilit këto trupa i drejtuan armën në kokë edhe pse u identifikua se kush është. Pas kësaj ai bëri një vizitë të shkurtër në selinë lokale të PS-së dhe tha pas asnjë hezitim se kishte parë jo një proces elektoral por një regjim. Ka edhe një fakt shumë interesant për tu shënuar. Kryetari formal i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, shpalli në orën 13.30 në një deklaratë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se “Partia Demokratike kishte fituar me shumicë dërmuese zgjedhjet e 26 majit|, ndërkohë që qytetarët po votonin.

Njerëzit e frikësuar nga një klimë frike dolën me shumë ngadalë apo nuk dolën fare në votime. Në orët e mesditës opozita në disa konferenca shtypi shpalli disa operacione dhune ndaj përfaqësuesve të saj. Një truprojë e liderit të burgosur të PS-së që më shumë kujdesej për familjen e tij u dhunua barbarisht në mes të Tiranës. Bilal Semanasi doli para medias ndërkombëtare duke treguar shenjat e dhunës në trupin e tij. Pasdite, përpara se të mbyllen qendrat e votimit, erdhi vendimi për të larguar komisionerët nga e gjithë opozita e bashkuar: PS, PSD, PAD, PUK etj. Kam qenë vetë komisioner i Aleancës Demokratike në një QV në qendër të Shkodrës, kur një anëtar komisioni nga PS më erdhi në vesh e lehtë më ftoi të dilnim për një cigare jashtë. Pasi dola më tha që duhet të ikim te selia e PS ku ishte mbledhur e gjithë opozita.

Vendimi kishte ardhur operativisht me korrier nga Tirana dhe pas një ore u shpall në konferencë shtypi në të gjithë vendin, kur komisionerët ishin ikur. Anëtarët e Komisioneve të QV u ruajtën nga një dhunë e mundshme që në atë kohë ishte normale.

Më pas, në komisionet pa opozitë implementua një parodi reale, një karikaturë e atyrë që mund të quheshin zgjedhje. Komisionerët e mbetur fusnin në kutitë e votimit fletë pa reshtur, ndoshta dhe pa urdhër.

Gjatë numërimit pati rekorde që u kthyen në alegori; PD fitonte në qendra votimi me zero, pra asnjë vota për të tjerët. Kjo ndodhi në disa qendra votimi, natyrisht kryesisht në periferi. Të tilla ato u anonçuan me gëzim në radio dhe televizionin e vetëm në atë kohë, ku komisionerët entuziastë për të treguar punën e bërë rrëfenin fitoren e thellë. Të nesërmen Partia Demokratike shpalli fitoren.

Raporti i ODIHR

Në mënyrë të qartë raporti i vëzhgueesve të ODIHR-it i publikuar më 2 korrik 1996 thekson se: “Konluzioni i kisionit vëzhgues është që Kodi Zgjehdor është shkelur në mënyrë flagrante. Në mënyrë specifike, 32 nene të Kodit  nga 79 gjithsej për periudhën paraelektorale janë  shkelur hapur. Bëhet fjalë për nenet: .4, 13, 16, 19, 21, 22, 28, 29, 31, 32, 36, 37, 38, 39, 40, 44, 48, 51, 53, 56, 57, 60, 63, 64, 66, 68, 70, 71, 72, 73, 74, dhe 75. Janë shkelur gjithashtu 5 nga 9 nenet e Dokumentit të OSBE të Kopenhagenit, përfshirë nenet: 7.4, 7.5, 7.6, 7.7, 7.8.

Të martën më 28 Maj, Misioni Vëzhgues i OSBE-ODIHR-it do të shpallte raportin parapraknë Hotel Tirana. Pikërisht në këtë orë, politikanët e opozitës organizuar një manifestim demonstrues për të shpallur qëndrimin e tyre se vota ishte manipulur. Por pikërisht në orën e shpallur, një grup civilësh dhunuan live ndërkohë që kanali euronew transmetonte, politikanët e opozitës. Arben Imami, Blendi Gonxhe u tërhoqën zvarrë në trotuar. Gaqo Apostoli u rrah barbarisht. Ndërsa nënkryetari i Ps-së, Servet Pëllumbi u gjakos në mënyrë çnjerëzore. Atë  e ndihmoi i biri dhe një reporter spanjoll. Fotoja që bëri xhiron e botës ishte emblematike.

Raporti final i vëzhgusve të ODIHR ishte dërrmues: Zgjedhjet janë kompromentuar, nuk ka pasur asnjë rregull që nuk është shkelur. Në negociata, ndërkombëtarët i kërkuan PD-së që të përsërisë zgjedhjet në 40 nga 115 zona që ishin fituar me shumicë dërrmuese nga PD. PS kishte vetëm 6 deputetë. Presidenti i atëhershëm Sali Berisha nuk pranoi, madje refuzoi të takojë edhe të dërguarin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Pas kësaj nisi mosbinja civile, protestat, dhe qetësia jo e gjatë gjatë verës. Në 20 tetor 1996 u zhvilluan zgjedhjet vendore, të cilat u fituan me shumicë nga Partia Demokratike, në kohën e lulëzimit të piramidave mashtruese. Vetëm në Shkodër PD përjetoi një disfatë të thellë dhe emblematike e cila shënoi ortekun e tatëpjetës politike të Partisë Demokratike. Në një betejë qytetare fitoi një kandidat i djathtë, Bahri Boriçi, i cili vinte nga një familje qytetare pa një mbështetje nga pushteti. Më pas ndodhën trazirat e vitit 1997 që në fakt, janë një histori tjetër që kërkon zbardhe të plotë…

/tesheshi.com/

Tags: 26 maj 1996dossier

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Maskat plaçkitin dhe rrahin qytetarët në veri të Mitrovicës

Maskat plaçkitin dhe rrahin qytetarët në veri të Mitrovicës

Fotokarikaturë: Ancelotti kurban i radhës i Florentino Perezit

Fotokarikaturë: Ancelotti kurban i radhës i Florentino Perezit

Numri dy i FMN, mision në Kosovë për financat e vendit

Numri dy i FMN, mision në Kosovë për financat e vendit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni