Izet Haxhia ish- truproja e ish-Presidentit të Republikës, Sali Berisha ka folur këto ditë për lidhje të hershme të mistershme dhe të nëndheshme mes qarqeve serbe por edhe shqiptare duke ndikuar në zhvillimet politike të vendit tonë që si përfundim kanë destabilizuar apo shkatërruar axhendën shqiptare. Shumë është folur për këtë aspekt, shumë janë akuzuar si agjentë e spiunë, por asnjëherë nuk është analizuar me hollësi çka ndodhur dhe pse ka ndodhur, si dhe pse ka pasur gjithmonë një rastësi të “çuditshme”.
Qëllimi ka qenë gjithmonë destabilizimi i Shqipërisë duke hapur një vatër krize dhe shtyrë dhe prishur axhendën e zhvillimeve në trevat shqiptare.
Ne kemi analizuar vetëm disa zhvillime që nga viti 90 kur u rrëzua komunizmi. Një herë tjetër do të publikojmë një material edhe më të plotë me detaje të reja.
2 korrik 1990, një datë shumë e rëndësishme për shqiptarët. Në atë ditë deputetët e Kuvendit Krahinor të Kosovës nën jugollavi kishin përgatitur të shpallnin Kosovën-Republikë. Por në të njëjtën orë në Tiranë shpërtheu një krizë e madhe. Një numër shqiptarësh të mbytur nga regjimi komunist dhe varfëria rrëuan dyert e ambasadave të huaja në Tiranë dhe kërkuan azil. Kjo ngjarje në fak i shkurtoi ditët e regjimit komunist, i cili megjithatë po rrëzohej. Por “rastësia” ishte e çuditshme. Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit ka qenë shumë aktive atë ditë. Është fakt që një diplomat serb në Tiranë, ka mbi 20 vjet që punon pa lëvizur si përfaqësues i shërbimit sekret serb UDB në fillim dhe deri në titular ambasade. Vetëm pak kohë më parë ai është larguar nga detyra, por jo nga Tirana. Përfaqëson interest tregtare të një corporate të Beogradit. Titular i ambasadës atë kohe ishte një zyrtar i lartë i shërbimit serb, i cili në qeverinë e Koshtunicës u ngjit në shkallë të larta të diplomacisë dhe u dërgua me shërbim në Kosovë, prej nga ishte dhe origjina e tij. Një tjetër diplomat, malazez me kombësi, i lindur në Gjakovë ndodhej në Tiranë atë ditë dhe detyrë kishte koordinimin me shtresat intelektuale. Ai më vonë u distancua nga politik e qendrës dhe punoi si i dërguar diplomat i Podgoricës. Por një incident i çuditshëm në një hodel të kryeqytetit e degdisi duke shtuar enigmën mbi fatin e tij.
Faktikisht deklarata e njohur si shpallja e Kaçanikut nuk ra shumë në sy pasi Tirana ishte kthyer në faqet e para të medias botërore. Axhenda e çështjes shqiptare shtyhet më shumë.
Jemi në vitin 1994, në Maqedoni nga pakënaqësia radikalizohet situata dhe një grup po bën gati krijimin e një lëvizje të armatosur. Në Shkup dhe Tetovë policia dhunon barbarisht shqiptarët që kërkojnë universitetin për të nisur kërkesa të reja politike. Tirana zyrtare nis një lëvizje për të ndryshuar konfigurimin politik nga lart poshtë, i cili megjithëse rezultoi se ishte i nevojshëm u krye me forcë duke ndarë e polarizuar palët. Në vend të bashkimit u bë përçarja. Kalvari i çështjes shqiptare në Maqedoni, ia nisi nga fillimi.
Viti 1996, viti i fundit i mandatit të parë të Presidentit amerikan Bill Klinton dhe bërja gati e fitores së mandatit të dyttë, çka do të rezultonte për shqiptarët një bekim i madh dhe fundin e një fryme pro serbe në Departamentin e Shtetit dhe CIA.
Ibrahim Rugova udhëton në SHBA, takon Klinton në zyrën ovale dhe nis konturimi i Kosovës së nesërme. Shqiptrarët po fitonin terren në Uashington. Sllobodan Milosheviç për efekt lobimi zgjedh kryeministër një serb të SHBA , Milan Paniç, një miliarder që merrej me farmaceutikë. E largoi më pas ngaqë i rezultoi i paefekt. Beogradi la lobimin dhe veproi si herët e tjera. Në kohën më të qetë dhe më me shpresë për shqiptarët, kur në krye të Shtëpisë së Bardhë ku për herë të parë ishte një zyrtar që do të ndryshonte rrjedhën e gjërave, në Tiranë shpërthejnë dy kriza rresht. E ashtuquajtura masakër e “Peshkëpisë” ku 4 persona të armatosur grekë(në fakt ishin me shtetësi shqiptare) hyjnë në një kazermë ushtarake në zonën e Gjirokastrës duke vrarë një officer, një ushtar dhe duke plagosur 3 rekrutë. Autorët u shpallën si nacionalistë grekë. Në Tiranë nisi një gjyq ndaj 5 drejtuesve të organizatës politike të minoritetit grek. Njëri ishte dhe me shtetësi amerikane. Kjo gjë shkaktoi trazira në Uashington ku lobi grek është i fuqishëm sidomos në Partinë Demokrate të Klintonit. SHBA i foli ashpër Tiranës dhe i kërkoi të terhiqej. Por nuk ndodhi. Madje u shkarkua dhe kreu i Gjykatës së Lartë Zef Brozi. Pak më vonë, ndodhi një krizë tjetër; zgjedhjet e 26 majit. Partia Demokratike udhëhoqi dhe zbatoi një manipulim të dhunshëm duke fituar mbi 90% të Parlamentit në 100 zonat direkte. Kjo shkaktoi një furtunë të radhës dhe trazira në vend. Bill Klinton dërgon një njeri të tijin në Tiranë por Presidenti Sali Berisha nuk e prêt. Në atë kohë Klinton i tha shprehjen e famshme Rugovës që “lumi nuk kalon herë në një vend”.
Në këtë kohë, nga një reporter nga Kosova, shkruhet në një gazeta të Tiranës për krijimin e “lëvizjes së armatosur të Kosovës”. Lajmi bën bujë ndërkohë që nisin disa arrestime për të cilat gazetari Milaim Zeka ka lëshuar akuza të rënda. Në Tiranë zhduket një shqiptar nga Maqdonia, Remzi Hoxha, i cili flitet se siguroi prova të aferave të fshehta të shërbimit shqiptar me njerëz të nëntokës serbe.
Më pas shpërthen kriza e vitit 1997 ku në mënyrë paradokasale ndërkohë që vetëm 5 qytete të jugut u ngritën në protestë kundër qeverisë, u hapën depot në të gjithë vendin dhe u armatosën militant politikë.
Në këtë vit del hapur Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila shpall në median ndërkombëtare hyrjen si factor jo vetëm ushtarak por politik. Shqipëria shpartallohet nga kaosi i brendshëm ku shteti largohet nga zyrat dhe njerëzit e “errëirës” vjedhin plaçkisin dhe kaosi mbretëron. OKB vendos që Shqipëria të ruhet nga një forcë ushtarake ndërkombëtare. Caktohet një ndërmjetës për krizën. Ai ishte kancelari austriak Franz Vranizki, i propozuar nga Uashingtoni. Një ambassador Italian, Paolo Foresti, i njohur për lidhjet me qarqet serbe, (në atë kohë italianët blenë telecomserbia) i kërkoi ministrit të jashtëm të asaj kohe, Tritan Shehu që të të mos e pranonin Vranickin. Telefonata e përgjuar do të botohej më pas në median e Tiranës.
Shpërthen kriza e Kosovës, pas epopesë së Jasharajve në Kosovë UÇK avancon në terren. Në verë çlirohet Malisheva, nis avancimi pozitiv i lëvizjes së armatosur. Në atë kohë në Tiranë shpërthen një krizë tjetër. Vritet deputeti i opozitës, Azem Hajdari dhe më pas njerëz të armatosur pushtojnë Kryeministrinë, televizionin publik dhe hyjnë në zyrat e Kuvendit.
Kompromentohet sërish çështja shqiptare duke u ndryshuar axhenda…
Vijon…
(tesheshi.com)